Sporti Vendorrilindjaere.press

Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Juventusi planifikon takimin me Raiolan për mbrojtësin e Ajaxit
Juventusi nuk heq dorë nga mbrojtësi i talentuar i Ajaxit të Amsterdamit, Matthijs de Ligt. Drejtuesit e klubit bardhezi pritet të zhvillojnë shumë shpejt një takim me agjentin e 19-vjeçarit, Mino Raiola, për t’u njohur me mundësitë që kanë për të afruar në verë një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Për shërbimet e De Ligt prej kohësh interesohet Barcelona, por italianët duket të jenë një “kockë e forte”…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Rikthimi tek Atletico, dëshira e madhe e Falcaos
Radamel Falcao do të dëshironte shumë një rikthim tek Atletico Madridi. Kështu shkruajnë mediat iberike, të cilat theksojnë faktin se “Los Cholconeros” janë zgjedhja e parë e sulmuesit të Monacos në rast se ky i fundit vendos të largohet nga Principata. Shpresat e kolumbianit për veshur sërish fanellën e Atleticos duket se janë shtuar më tepër së fundmi, me Griezmann që mendon të largohet nga “Wanda Metropolitano”. Edhe pse për…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Keylor Navasit nuk i del inati me Santiago Solarin
Me rikthimin në stol të Zinedine Zidane, shumë senatëorë te Real Madridit janë kthyer titullarë në fushën e lojës që në takimin e parë ndaj Celta Vigos. Një prej tyre është edhe portieri Keylor Navas, i cili me francezin në stol triumfoi për tre vite rresht në Champions League. Por pavarësisht këtij fakti, 32-vjeçarit nga Kosta Rika duket se nuk i del inati me ish-trajnerin Santiago Solari. Navas nuk i…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Solskjaer “bind” Herreran të rinovojë kontratën
Ander Herrera ka gjetur akordin për firmosjen e një marrëveshjeje të re me Manchester United. Kështu shkruajnë mediet angleze, sipas të cilave mesfushori bëhet i pesti lojtar që gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar, që kur në stolin e skuadrës është ulur Ole Gunnar Solskjaer. Kontrata aktuale e Herreras përfundon në fund të këtij sezoni, ndërkohë që më herët shumë klube ishin interesuar për ta…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Platini: Më dënuan të mallkuarit e FIFA-s, VAR-i i bën arbitrat…
Rishfaqet Michel Platini. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ish-presidenti i UEFA-s akuzoi FIFA-n për dënimin e tij, si dhe komentoi edhe përdorimin e teknologjisë VAR. “Skualifikimi nuk më dëmton, nuk e pranoj. Nuk e ndiej veten të skualifikuar. Zvicra më nxori të pafajshëm, duhet ta kishte bërë dhe FIFA, por nuk e bëri për arsye politike. Gjithçka ishte politike. Vendimin e atyre të mallkuarve të FIFA-s e shfrytëzova…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Hazard: Dua të fitoj Europa League-n me Chelsea-n, pastaj…
Futbollisti belg i Chelsea-t, Eden Hazard, mbetet një nga emrat më të lakuar në çdo sesion merkatoje për të kaluar te Reali i Madridit. I grumbulluar me Belgjikën për startin e eliminatoreve të Europianit, Hazard theksoi se është i përqendruar tek e tashmja, tek mundësia për të fituar Europa League-n me Chelsea-n, por, gjithsesi, e la të hapur mundësinë e largimit në verë nga “Stamford Bridge”. Trajneri i ri madrilenëve,…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Në Spanjë shfrenojnë fantazinë: Të klonojmë Messin!
Etiketimet për lojtarin që konsiderohet më i miri i historisë kanë mbaruar. Është e vështirë të gjesh një fjalë “të madhe” që nuk është përdorur për të përshkruar “bëmat” e “yllit” të Barcelonës. Ekziston frika se bota e futbollit nuk do të shohë më një Messi të dytë kur “Pleshti” të varë këpucët në gozhdë. Atëherë cila është zgjidhja për të mos e “humbur” Messin? Edhe pse mund të duket…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
NBA/Reagojnë Warriors, Harden udhëheq Rockets, Bucks “fundosin” Lakers
Golden State Warriors iu përgjigjën menjëherë Denver Nuggets (fituan një ditë më parë në parketin e Bostonit), duke triumfuar 117-107 ndaj Minnesota Timberwolves. I papërmbajtshëm në këtë takim Stephen Curry, që realizoi në total 36 pikë, duke qenë i saktë në 8 nga 14 tentativat për tre. U mundua me të gjithë mënyrat të udhëhiqte T’Wolves drejt suksesit Karl-Anthony Towns, por 26 pikët dhe 21 “rebound” e të tij nuk…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Shpërthen e ëma e Rabiot: PSG po e trajton si të burgosur, po e mban peng!
Shpërthen e ëma dhe njëkohësisht meanxherja e Adrien Rabiot. Veronique Rabiot në një intervistë për mediat franceze ka sulmuar ashpër klubin e Paris Saint Germain dhe drejtuesit e kampionëve të Francës të cilët sipas saj po e trajtojnë më keq se një të burgosur djalin e saj. Rabiot vendosi të mos rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni me PSG dhe për këtë arsye është nxjerrë jashtë…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
BBS, ja sendet që nuk lejohen në stadium për Shqipëri-Turqi ndërsa u bën edhe thirrje tifozëve!
E premtja po afron me Shqipërinë që po përgatitet për të sfiduar Turqinë. Bëhet fjalë për një ndeshje me interes të madh nga tifozët kuqezi të cilët priten të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit, për këtë arsye masat e sigurisë pritet të jenë të rrepta prandaj BBS Security ka përcaktuar edhe listën e sendeve që nuk do të lejohen në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Gjithashtu…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Analiza e Gazzeta Dello Sport, Shqipëria e Panuccit larg nga ajo e De Biasit!
Vetëm pak ditë para nisjes së elimintoreve të Europianit të vitit 2020, prestigjozja italiane Gazzetta Dello Sport ka analizuar 10 grupet kualifikuese që do të përcaktojnë 20 skuadrat e kualifikuara në Europian ndërsa 4 të tjera do të zbulohen nga faza play off e Ligës së Kombeve.  Në skanimin që i bën grupit H ku bën pjesë edhe Shqipëria, Gazzetta Dello Sport shkruan se kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Lumë ofertash për Dermakun, e duan tre klube të Serie A
Lumë ofertash për Kastriot Dermakun, i cili sezoni i ardhshëm mund të ndryshojë kategori por jo shtet pasi kërkohet nga 3 klube të Serie A. Qendërmbrojtësi shtatlartë është shndërruar në pikë referimi në repartin e prapavijës së skuadrës së Cosenzas, duke krijuar qendrueshmëri dhe besim në këtë repart.Për shkak të paraqitjeve të tij të mira, vitin e kaluar, shtatlarti me gjatësi 1.97 cm, u thirr edhe në ekipin kombëtar të…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Miliarderi anglez i vendosur për të blerë Chelsean
Zbulohet njeriu që dëshiron të blejë klubin e Chelseat. Roman Abramovich po mendon seriozisht t’i shesë klubin milardierit anglez Sir Jimm Ratcliffe i cili sëfundmi ka shfaqur interes të madh për të blerë klubin.Londinezët kanë që prej vitit 2003 që janë në pronësi të rusit, i cili i ka kthyer në një prej klubeve më të suksesshëm të Europës.Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë te Chelsea gjatë kohëve të fundit…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Arrihet akordi, sulmuesi i Eintrachtit drejt Barcelonës
Barcelona ka djegur konkurrencën dhe ka arritur të bëjë të vetin sulmuesin serb Luka Joviç, i cili është pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit. Lajmi u transmetua gjatë pasdites së sotme nga radioja katalane RAC1, sipas të cilës drejtuesit e Barcelonës kanë takuar menaxherin e futbollistit, Fali, javën e kaluar në Milano. Gjithashtu mësohet se palët kanë rënë dakord për detajet e transferimit, që pritet t’i kushtojë Barcelonës të paktën 60…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
PSG fiton çështjen me UEFA-n, nuk rihapet hetimi financiar
Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA nuk do të mund të rihapë dosjen e hetimit ndaj klubit francez të Paris Saint Germain. Kjo pasi ky klub ka fituar betejën me UEFA-n në CAS, ku kishte kërkuar të mos rihapej dosja, pasi nuk ishin respektuar afatet e përcaktuara për ta bërë këtë. Komisioni i Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA mbylli një hetim ndaj klubit francez qershorin e kaluar,…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Bushi modifikon listën, thërret dy futbollistë nga Kategoria e Parë (Emrat)
Pas Panuccit, edhe trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi është detyruar të modifikojë listën fillestare të futbollistëve që kishte ftuar për të përballuar ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës. Kjo pasi portierin e Shpresave, Gentian Selmani e mori Kombëtarja e madhe për të zënë vendin e Strakoshës, ndërsa futbollisti i Apollon Smyrnis, Leonidea Rossi refuzoi të vijë me Shqipërinë. Kështu për të zëvendësuar kapitenin e Laçit, Bushi ka thirrur portierin e…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Cilët janë 50 trajnerët më të mirë të historisë (Lista)
Është Rinus Mishels, trajneri më i mirë i historisë. Ai konsiderohet edhe si “babai” i futbollit modern, me drejtimin e skuadrave si Ajax e Barcelona, apo edhe me fitimin e kampionatit Evropian në 1988-ën, duke qenë trajner i Holandës. Kjo renditje është publikuar nga prestigjozja franceze France Football. Në podin e fituesve janë edhe legjenda e Mancester United, Sir Alex Ferguson, por edhe italiani Arrigo Saki. Revista publikoi renditjen e…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Reagon Tirana: Kërkojmë përjashtimin e Sokolit, ja si na dhunoi ndaj Kastriotit
Vetëm dy ditë pas ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku Tirana humbi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kastriotit, ka ardhur edhe një reagim zyrtar i klubit bardheblu. Kështu 24 herë kampionët kanë drejtuar gishtin nga arbitri kryesor i sfidës, Olsi Sokoli, i cili sipas tyre, ka gjykuar takimin në mënyrë tërësisht të njëanshme, duke favorizuar vendasit. Klubi bardheblu akuzon Sokolin gjithashtu se ka përdorur një fjalor me…
Bota Lajmet Sport Sporti Nderkombëtare Sporti Vendor
Një gjerman do të vërë drejtësi në sfidën Shqipëri-Turqi
Shqipëria do të startojë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020 ditën e premte, me sfidën përballë Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45. Kombëtarja kuqezi ka filluar grumbullimin që mbrëmjen e të dielës, ndërsa që nga e hëna në mesditë, kanë nisur edhe seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci. Ndërkohë sot UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të…