Arsim Bota Lajmet Lajmet Vendore Shoqëri Civile & Institucionet

Është mbajtur mbledhja e parë e komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kordinim vendor në fushën e astronomisë

 

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës dje e ka mbajtur mbledhjen e parë me komisionin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim vendor në fushën e shkencës së astronomisë.

Ky komision është themeluar me datë 18.01.2018  me iniciativ të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës dhe ka për qellim mbështetjen e zhvillimit të astronomisë në sistemin arsimor në kosovë dhe për krijmin e bashkëpunit ndërkombëtar me institucione përkatëse shkencore dhe arsimore e vendeve të BE-së dhe gjetiu.

Në këtë mbledhje është diskutuar mbi gjendjen e mësimdhënies për fushën e shkencës së astronomisë në sistemin arsimor në Republikën  e Kosovës, ku antarët njoftuan që lënda e astronomisë aktualisht ligjërohet vetëm në Universitetin e Prishtinës vetëm një semstër dhe në gjimnazet natyrore. Antari i komisionit Feriz Musliu nga klubi AstroFer, propozoj që të vendoset si lëndë zgjedhore edhe në shkollat e mesme si dhe në shkollat fillore. Mësimdhënësit e Astronomisë konsiderohen fizikantet tha antari tjetër i komisionit profesori universitar Shukri Klinaku i cili njëherit është profesor i astronomisë në UP.

Antarët Rina Berisha, Qendresa Mehmeti dhe Pranvera Begolli, propozuan që shkollat të furnizohen me libra që mund të përkthehen, teleskope dhe pajisje tjera teknike si dhe të bëhet një revistë për këtë fushë. Ata gjithashtu shprehen shqetësimin e tyre që teleskopet dhe pajisjet që i posedojnë disa shkolla të mesme dhe universitete pothuajse nuk përdorën nga mësimdhënësit ose profesorët apo asistentet e tyre për t’i ligjëruar nxënësit ose studentet edhe pse ato pajisje janë aty që të mësojnë nxënësit për këtë fushë.

Përfaqësuesit të Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA) dhe anëtar të këtij komisioni Bahri Prebreza, Fetah Krasniqi dhe Sabit Gashi-kryesues i komisionit, njoftuan që ASHNA pranon rregullisht nxënësit nga shkolla të ndryshme për vizitë në këtë institucion dhe që kuadrot të këtij institucioni kanë kryer trajnime në vende të ndryshme në botë dhe janë të përgatitur profesionalisht për t’i kontribuar punës së këtij komisioni dhe respektivisht për të mbështetur astronominë në Kosovë.

Ndërsa antarët Flaktrim Rrahimi, Suhel Ahmeti dhe Mendim Rugova, paraqiten propozimet e tyre se si mund të organizohen seminare, konferenca shkencore me pjesëmarrës ndërkombëtar,  vizita studimore, praktika në shkolla, krijimi i një qendre shkencore, përgatitja e një reviste të rregullt vendore për fushën e astronomisë, organizimi i kampeve vjetore të astronomisë, përfshirja e shkenctarëve shqiptar me renome botërore në këtë komision, gjetja e donacioneve për të mbuluar kostot e transportit për donacionet të siguruara nga jashtë por për cilat mungojnë mjetet për të financuar transportin e këtyre donacione për në Kosovë. Ata përmenden edhe nevojën që të caktohet një lokacion si pikë takimi dhe për zhvillimin e këtyre aktiviteteve.

 

Kryesuesi Sabit Gashi njoftoj për programet që ka ESA me cilat mund të bashkëpunoj Kosova, siç është Space device, training and learning center, workshopet për educator, Cassini Haigens.

 

Kryetari i Asociacionit Shkelzim Murtezi, njoftoj që veç është i informuar për këto programe ngase ka telefonuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e ESA-së dhe DLR në Darmstadt në Gjermani dhe ka rënë dakord me të që të kenë bashkëpunime të ndërsjella mes Asociacionit dhe ESA-së për këto programe. Murtezi tha se do ta caktojnë një takim të shpejt më përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës për të nënshkruar një marrëveshje për marrjen në shfrytëzim të observatoriumit në Pallatin e Rinisë, ku ka kontaktuar edhe me zëvendës Kryetarin e Prishtinës Selim Pacollin i cili ka shprehur gatishmëri për të mbështetur asociacionin dhe astronominë në Kosovë  për të gjetur një marrëveshje në interes të astronomisë në Kosovë dhe në interes të komunës.

 

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin: Sabit Gashi, Suhel Ahmeti, Prof. Shukri Klinaku, Prof. Saud Rrahmani, Prof. Blerim Dalipi, Pranvera Begolli, Shqipton Boshdaraj, Mendim Rugova, Qendresa Mehmeti, Rina Berisha, Flaktrim Rrahimi, Lirak Hamiti, Feriz Musliu, Agim Kadriu, Hazbi Gashi, Prof. Bahri Prebreza, Fetah Krasniqi dhe Dardan Hamdiu.

 

Komisioni vendosi që brenda dy jave të caktohet mbledhja me drejtorët e drejtorive komunal të arsimit dhe pastaj të caktohet mbledhja e dytë e komisionit dhe që antarët të përgatisin propozimet e tyre sipas pikave dhe prioriteteve të caktuar në procesverbalin e kësaj mbledhje, para mbledhjes së radhës./RILINDJA E RE PRESS

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *