Lajmet Lajmet Vendore

Ish Presidenti Unionit Evropian për Gjeoshkencë Prof. Dr. Dingwell, Kryetari Asociacionit Arsimit Shkelzim Murtezi, Kryeshefi Sherbimit Gjeologjik Fidaim Sahiti dhe Përfaqësuesit të KPMM-së

Sot me datë 14.06.2018., është mbajtur një mbledhje e përbashkët në mes të Kryetarit të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës Shkelzim Murtezi dhe Kryeshefit të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës Fidaim Sahiti dhe zyrtarit të këti institucioni Fahri Blakaj, Pro-Dekanit të Fakultetit të Gjeoshkencës në Mitrovicë Prof. Dr. Bexhet Shala, përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale përfaqësuar nga Antari i Bordit Menaxhues Kemajl Zeqiri dhe zyrtari Jahir Gashi, sëbashku me ish Presidentin e Unionit Evropian për Gjeoshkencë (EGU) Prof. Dr. Dingwell njëherit Drejtor i Departamentit të Tokës dhe Shkencave të Mjedisit dhe Profesor i Kërkimeve për Mineralogji dhe Petrologji për Vullkanologji Eksperimentale në Fakultetin e Gjeoshkencave në München, poashtu ish Sekretar Gjeneral i Këshillit Evropian për Kërkime Shkencore (ERC) – shkruan Rilindja e Re.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth dërgimit të zyrtarëve të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës për në Gjermani për mbajtjen e një trajnimi praktik në laboratorët e tyre në Gjermani, pasi që Kosova ka blerë që dy vite pajisje në vlerë prej mbi 2 milion euro për laboratorin e Gjeoshkencës, mirëpo këto pajisje kanë mbëtur në paketime në mungesë të kuadrove profesionale për të zhvilluar analiza shkencore më këto pajisje.

Duke parë këtë gjendje Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka dërguar kërkesë tek Qeveria e Bayernit në Gjermani për mundësimin e dërgimit të kuadrove shtetërore për aftësim në laboratoret e tyre në Gjermani, si rezultat kjo kërkesë është miratuar në tërësi ku në koordinim është përfshirë Fakulteti i Gjeoshkencave në München në Gjermani dhe për të parë nga afër mundësit teknike të Kosovës dhe pajisjet cilat i ka blerë Kosova, ka ardhur personalisht Prof. Dr. Dingwell në Kosovë, në mënyrë që në bazë të pajisjeve të definohet së në cilin nga laboratorët do të dërgohen zyrtarët kosovar në Gjermani.

Përveç aftësimit të kuadrove për përdorimin e laboratorit, është planifikuar edhe aftësimi i profesorëve kosovar në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë dhe funksionalizimi i laboratorit në shërbim të Shërbimit Gjeologjik, Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve të Kosovës.

Sipas Asociacionit synohet shkëmbimi i analizave shkencore npërmjet Kosoves dhe Bayernit.

Gjatë vizitës në Mitrovicë është vizituar edhe një pjesë e Laboratorit të Shërbimit Gjelogjik të Kosovës, që gjindet në Objektin e Fakultetit të Gjeoshkencës në Mitrovicë, po ashtu kanë vizituar edhe Muzeun e Trepçës në Standërg.

Kryeshefi i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës Fidaim Sahiti, tha se do t’i ofëroj Fakultetit mundësinë që ta shfryetëzojnë në çdo kohë laboratorin e Shërbimit Gjeologjik duke përfshirë edhe teknologjinë e re e cila ende gjindet në paketime dhe do të funksionalizohet së shpejti, pas aftësimit të kuadrove në Gjermani, ngase as Fakulteti e as Shërbimi Gjeologjik nuk kanë kuadro e as profesor që kanë përgatitjen profesionale për përdorimin e laboratorit.

Sipas Sahitit Shërbimi Gjeologjik është në shërbim të vendit dhe është në interes të vendit që laboratori të funksionalizohet dhe të aftësohen edhe studentet duke shfryetëzuar këtë laborator për studimet e tyre.

Poashtu, edhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale përfaqësuar nga antari i Bordit Menaxhues Kemajl Zeqiri dhe Jahir Gashi, siguruan mbështetjen e tyre të plotë për bashkëpunim të ndërsjellët për avancimin e hulumtimeve në fushën e gjeoshkencës në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe rreth shqyrtimit të mundësisë për programe të përbashkëta në mes të Fakultetit të Gjeoshkencës në München në Gjermani dhe Fakultetit të Gjeoshkencës në Kosovë, siç mund të jenë programe në kuadër të ERASMUS+, DAAD etj.

Në lidhje me këtë ish Presidenti i Unionit Evropian për Gjeoshkencë Prof. Dr. Dingwell theksoj se do të interesohet në Bruksel dhe në Gjermani, për të kuptuar së cilat programe mund të aplikohet një bashkëpunim i tillë-transmeton Rilindja e Re.

Sipas Murtezit, Sektori i Minierave në Kosovë nuk mund të zhvillohet pa një laborator funksional dhe analiza të mirëfillëta dhe pa kuadro profesionale për këtë fushë, andaj Asociacioni është i fokusuar për të mbështetur institucionet vendore për krjimin e kuadrove të nevojshme duke përfshirë edhe bashkëpunimin me partneritetin ndërkombëtar.

Sipas Asociacionit është për tu vlerësuar lartë puna profesionale dhe gatishmëria e Kryeshefit të Shërbimit Gjeologjik dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për të bashkëpunuar në gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira për vendin dhe zhvillimin e gjeologjisë në Kosovë.

 

Një ditë më parë është mbajtur një mbledhje në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, ku është vizituar edhe pjesa tjetër e Laboratorit e cila gjindet në zyret e Shërbimit civil për më shumë shikoni në këtë link:

Kryetari i Asociacionit Arsimit Shkelzim Murtezi dhe Kryeshefi i Sherbimit Gjeologjik Fidaim Sahiti, priten për vizitë në Kosovë Prof. Dr. Dingwell për dërgimin e zyrtarëve për trajnimin në Gjermani dhe funksionalizimin e laboratorit

 

Prof. Dr. Donald Bruce Dingwell eshte dekoruar poashtu me mirenjohjen Arthur L. Day Medal I Geological Society of America, Martin A. Peacock Medal nga Mineralogical Association of Canada, Norman L. Bowen Award nga American Geophysical Union, ka marrë çmimin MSA nga Shoqeria Mineralogjise se Amerikës, Viktor-Moritz-Goldschmidt nga Shoqeria Gjermane per Gjeominerale, Robert-Wilhelm-Bunsen-Medaille nga Unioni Evropian I Gjeoshkencave, Otto-Schott-Forschungspreis nga Ernst Abbé Fonds.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *