Lajmet Lajmet Vendore Uncategorized

Kryetari i Asociacionit Arsimit Shkelzim Murtezi dhe Kryeshefi i Sherbimit Gjeologjik Fidaim Sahiti, priten për vizitë në Kosovë Prof. Dr. Dingwell për dërgimin e zyrtarëve për trajnimin në Gjermani dhe funksionalizimin e laboratorit

Sot është mbajtur një mbledhje e përbashket në mes të Kryetarit të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës Shkelzim Murtezi, Kryeshefit të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës Fidaim Sahiti dhe zyrtarit të këti institucioni Fahri Blakaj, së bashku me Prof. Dr. Dingwell  Drejtor i  Departamentit të Tokës dhe Shkencave të Mjedisit dhe Profesor i  Kërkimeve për Mineralogji dhe Petrologji për Vullkanologi Eksperimentale në Fakultetin e Gjeoshkencave të München, poashtu ish Sekretar Gjeneral i Këshillit Evropian për Kërkime Shkencore (ERC) si dhe Ish- President i Unionit Evropian për Gjeoshkencë (EGU) – i cili vizitoj për herë të parë Kosovën dhe ofroj mbështetjen e plotë-raporton Rilindja e Re-Press.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth dërgimit të zyrtarëve të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës për në Gjermani për mbajtjen e një trajnimi praktik në laboratorët e tyre në Gjermani, pasi që Kosova ka blerë që dy vite pajisje më moderne në botë në vlerë prej mbi 2 milion euro për laboratorin e Gjeoshkencës, mirëpo këto pajisje kanë mbëtur në paketime në mungesë të kuadrove profesionale për të zhvilluar analiza shkencore me këto pajisje.

Duke parë këtë gjendje Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka dërguar kërkesë tek Qeveria e Bayernit në Gjermani për mundësimin e dërgimit të kuadrove shtetërore për aftësim në laboratoret e tyre në Gjermani, ku si rezultat kjo kërkesë është miratuar në tërësi ku në koordinim është përfshirë Fakulteti i Gjeoshkencave në München në Gjermani  dhe për të parë nga afër mundësit teknike të Kosovës dhe pajisjet cilat i ka blerë Kosova, ka ardhur personalisht Prof. Dr. Dingwell në Kosovë, në mënyrë që në bazë të pajisjeve të definohet së në cilin nga laboratorët do të dërgohen zyrtarët Kosovar në Gjermani-transmeton Rilindja e Re.

Përveç aftësimit të kuadrove për përdorimin e laboratorit është planifikuar edhe aftësimi i profesorëve Kosovar në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë dhe funksionalizimi i laboratorit në shërbim të Shërbimit Gjeologjik, Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve të Kosovës.

Gjithashtu, sipas Asociacionit synohet shkëmbimi i analizave shkencore nepërmjet Kosovës dhe Bayernit.

Për nesër është planifikuar një vizitë në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë dhe në Muzeun e Trepçës.

Sipas Murtezit, Sektori i Minierave në Kosovë nuk mund të zhvillohet pa një laborator funksional dhe analiza të mirëfillëta dhe pa kuadro profesionale për këtë fushë, andaj Asociacioni është aktivizuar për të mbështetur Institucionet vendore për krjimin e kuadrove të nevojshme duke përfshirë edhe  bashkëpunimin me partneritetin ndërkombëtar.

Prof. Dr. Donald Bruce Dingwell është dekoruar po ashtu me mirënjohjen  Arthur L. Day Medal I Geological Society of America, Martin A. Peacock Medal  nga Mineralogical Association of Canada, Norman L. Bowen Award nga American Geophysical Union, ka marrë çmimin MSA nga Shoqeria Mineralogjise se Amerikës,  Viktor-Moritz-Goldschmidt nga Shoqeria Gjermane për Gjeominerale, Robert-Wilhelm-Bunsen-Medaille nga Unioni Evropian I Gjeoshkencave,  Otto-Schott-Forschungspreis nga Ernst Abbé Fonds.

 

   

One Response

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *