Arsim Lajmet Lajmet Vendore Shoqëri Civile & Institucionet

Murtezi: Nota e nxënësëve është rezultat i mësimdhënies dhe rrjedhimisht, mund të konsiderohet edhe si nota e mësimdhënësit

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje në Ministrinë e Arsimit me disa Shkolla Fillore nga Prishtina dhe nga Lipjani, të cilat janë përzgjedhur, në kuadër të Projektit për Aftësimin e Mësimdhënësëve për përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie për Matematikë, – shkruan Rilindja e Re – Press.

Mbledhja u Kryesuar nga Kryetari i Asociacionit z. Shkelzim Murtezi, i cili potencoj rëndësinë e përmirësimit të didaktikës në mësimdhënie, ngase sipas tij qëllimi kryesor është përmirësimi i rezultatit të nxënësëve, pra efekti i mësimit duhet të përmirësohet në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë plotësisht aftësit e tyre.

Murtezi tha se nota e nxënësëve është rezultat i mësimdhënies dhe rrjedhimisht, mund të konsiderohet edhe si nota e mësimdhënësit. Andaj, Asociacioni ka mbështetur iniciativën e ekspertit për mësimdhënie në fushën e matematikës z. Skender Kastrati, që të zhvillohen trajnime me mësimdhënësit, në mënyrë që të ngriten aftësitë profesionale tek mësimdhënsit për një mësimdhënie sa më cilësore e efektive dhe kjo do të ketë efekt tek nxënësit dhe zhvillimi i tyre.

Ky trajnim do të jetë i fokusuar përveç në përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie në matematikë por edhe në aftësimin e mësimdhënësëve për matematikë nga klasa e parë deri klasa e pesët.

Drejtorat e Shkollave Fillore vlerësuan si të rëndësishme mbajtjen e një trajnimi të tillë dhe potencuan se mësimdhënësit janë shumë të interesuar për të ndjekur aftësime të vazhdueshme dhe për ta ngritur cilësinë e mësimdhënies në arsim dhe theksuan se janë të interesuar për të ndjekur trajnime efektive dhe jo vetëm sa për t’u pajisur me një çërtificatë dhe bazuar në përgaditjen profesionale të Trajnerit Skender Kastrati u shprehen të bindur që ky trajnim do të jetë shumë efektiv.

Trajnimi pritet të filloj në shtator dhe deri në atë kohë do të bëhen përgaditjet organizative dhe administrative.

Në këtë mbledhje kanë qen të pranishëm:

Nga Shkolla Fillore “Qamil Batalli” në Prishtinë Drejtori z.Liridon Maliqi dhe mësimdhënësit të kësaj shkolle Diellonë Beka dhe Valdrinë Neroviqi.

Nga Shkolla Fillore “Pavarësia” në Prishtinë zv. Drejtoresha znj. Valbona Kajtazi me mësimdhënësit të kësaj shkolle Fejzullah Morina, Fikrije Robaj, Adelina Ahmeti, Hamide Biçkaj dhe Hyrije Dakaj.

Nga Shkolla Fillore “ Zenel Hajdini” në Prishtinë Drejtoresha znj. Mirvete Bahtiri dhe mesimdhenesit, Shqipe Gërbeshi, Mirfane Gërbeshi dhe Rukije Syla.

Ndersa nga Komuna e Lipjanit morren pjesë Drejtori i Shkollës Fillore “Vllezërit Frashëri” z. Jakup Bahtiri dhe Përfaqësuesi i Shkollës Fillore “Ismail Luma” z. Ufkir Jashari./ Rilindja e Re – Press.

 

2 Responses

  1. D.m.th. sipas konkluzionit të z. Myrtezi, “po të del nota mesatare 4.5 në një lëndë – kjo është edhe nota e mësimdhënësit”.
    Ndërsa po futet një test nga një palë e pavarur vlerësuse brënda klase dhe nota mesatare del në po të njëjtën klasë dhe lëndë 2.3 – nota e kujt do të jetë?

  2. Sipas konstatimit të Kryetarit të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimi dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës z. Shkelzim Murtezi, kjo nuk ka të bëjë me verifikuesin e notave por me cilësinë në mësimdhënie. Pra, nëse nxënësit janë të dobët ose kanë nota jo të mira, kjo dtth. së mësimdhënësi nuk ka arritur ti përgadisë dhe arsimoj mirë nxënësit. Pra, në pytje edhe didaktika në mësimdhënie dhe cilësia e mënyrës së të mësuarit dhe sa intensiv dhe cilësore ka qenë mësimdhënia. Sipas qasjes së tij, nxënësit janë fëmij dhe nuk mund të fajësohen nëse është i dobët, sepse përgjegjësia është tek mësimdhënësi që ti ndihmoj nxënësit dhe ta nxjerr nga ta kapacitetin e tyre të plotë dhe ti ndihmoj në zhvillimin e aftësive të tyre. Nëse, në fund nxënësit dalin të dobët, atëhere nuk janë arsimuar mirë nga mësimdhënësit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *