Lajmet Lajmet Vendore

Murtezi: Themelimi i komisionit për astronominë i rëndësishëm për zhvillimin e saj

 

Me qëllim të rritjes së vetëdijes për rëndësinë e astronomisë në Kosovë dhe hartimit të një plani për përmirësimin e kushteve të personave që merren me astronomi u mbajt mbledhja për themelimi e komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim vendor në fushën e Shkencës së Astronomisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Shkelzim Murtezi tha se themelimi i një komisioni të tillë do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes aktuale.

Ai gjithashtu tha se do të shqyrtohet mundësia që edhe astronomët e Kosovës të kenë një qendër për zhvillimin e aktiviteteve të tyre por edhe që të kontribohet në ndryshimin e sistemit arsimor.

Murtezi tha se në Kosovë ka objekte shtetërore që mund të jepen në shfrytëzim për krijimin e një qendre të shkencës së astronomisë mirëpo sipas tij për këtë qendër mund të kërkohet ndihmë edhe prej donatorëve.

“Na kemi vendosur të formohet edhe një komision për këtë fushë. Na duhet me analizu gjendjen aktuale në vendin tonë dhe nga kjo t`i nxjerrim të gjeturat konkrete. Ka mundësi që brenda vendit të realizohen projekte. Asociacioni është i mendimit që duhet të krijohet një qendër për shkencën e astronomisë në Kosovë, ka objekte shtetërore që mundësi të jepen në shfrytëzim por mund edhe prej donatorëve”, tha Murtezi.

“Duhet edhe me krijuar kushte brenda vendit me ndryshuar pak edhe sistemin arsimor në Kosovë njëkohësisht edhe me krijuar hapësira më shumë ose me sjell ndoshta edhe ekspertë ndërkombëtar”.

Pjesë në këtë mbledhje ishin profesorë e student të cilët merren me shkencën e astronomisë.

Një ndër ta ishte edhe Sabit Gashi i cili prezantoi punën që enë aeroportin e Prishtinës. Ai ndër të tjera për profesorët dhe studentët e pranishëm tregoi edhe për punën që ekspertët e ndryshëm.

Gjithashtu në këtë mbledhje është zgjedhur Kryesues Sabit Gashi Fizikan, nga ASHNA-ja. Astronom me pervojë mbi 30 vjeçare, pjesëmarrës në shumë konferencë shkencore ballkanike për astronomi dhe klimatologji. Ndërsa  zëvendës Kryesues është zgjedhur Visar Azemi nga organizata AOK.

Antarët e Sekretariatit të Komosionit janë zgjedh Suhel  Ahmeti, Rina Berisha nga organizata ACK, Lirak Hamiti nga Astro FER, dhe Florentine Maxhuni nga organizata AOK.

Antar të tjerë të komisionit janë:
 
Prof. Shukri Klinaku,
Prof. Saud Rrahmani,
Prof. Blerim Dalipi,
Prof. Milaim Rushiti,
Prof. Agim Ramadani,
Prof. Agim Kadriu
Mendim Rugova,
Pranvera Hyseni,

Pranvera Begolli,

Flaktrim Rrahmani,
Feriz Musliu,
Ramiz Beqaj,
Euron Ilazi,
Njomëza Berbatovci,
Floriana Beqiri,
Ujeza Ademi,
Shqipdon Bozhdaraj,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *