Aktualitetrilindjaere.press

Lajmet Media Politikë
Dënohet Tony Montana shqiptar
Mane Driza, 41 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Bledar Mones, 23 vjeç, në një “sulm të tërbuar” në shtëpinë  e tyre në Londër në qershor të vitit 1999. Driza kishte mbërritur në Britani në vitin 1998, duke pretenduar se kishte mbetur jetim gjatë luftës në Kosovë por në të vërtetë ai po largohej nga një gjakmarrje në Shqipëri. I quajtur Tony Montana, sipas karakterit të Al Pacino në…
Lajmet Media Politikë
Takimi i priftit shqiptar me presidentin, si u keqpërdor nga mediat greke
Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi një ceremoni të veçantë pritjeje në “Shtëpinë e Bardhë” për priftin shqiptar Kozma Karavella. Kjo u për bë 33 vitet e shërbimit të tij, si prift ortodoks në kishën Annapolis në Maryland. Donald Trump: Sot jemi të nderuar nga prania e priftit Kozma Karavello, i cili ka lindur në Greqi, nga prindër që janë larguar nga Shqipëria komuniste. Kur ishte 5 vjeç ai mbërriti në SHBA,…
Lajmet Media Politikë
8 mln € investim, dy shoqëritë që morën aeroportin e Kukësit
Qeveria miratoi kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Koncesioni do të jepet për 35 vjet dhe kompania, që është një bashkim i shoqërive “Global Technical Mechanics” dhe “Bami” sh.p.k do të investojnë 8 milionë euro.Por cilat janë këto dy shoqëri? “Global Technical Mechanics” ka si drejtues 26-vjeçarin Ridgers Mema. Sipas të dhënave nga Qëndra…
Lajmet Media Politikë
Në kërkim për 725 mln $, dy vëllezërit indianë marrin shtetësinë shqiptare
Gjykata në New Delhi ka miratuar kërkesën për ekstradim të bërë nga prokuroria, për dy vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara. Ata akuzohen për pastrim parash në shifra që kapin vlerën e rreth 725 milionë dollarëve.Sipas mediave indiane kërkesa iu është drejtuar autoriteteve shqiptare, pasi dy vëllezërit prej kohësh kanë marrë shtetësinë shqiptare.  Në shkurt, gjykata kishte vendosur që Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara të paraqiteshin pranë Drejtorisë së Përmbarimit…
Lajmet Media Politikë
Një vend para Venezuelës, korrupsioni prish lumturinë e shqiptarëve
Raporti i fundit i lumturisë nëpër botë, i hartuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, e rendit Shqipërinë në vendin e 107. Kosovarët rezultojnë më të lumtur sesa shqiptarët, duke qenë se në listë figurojnë në vendin e 46; Serbia radhitet e 70-a; Mali i Zi mban vendin e 73-të; Kroacia atë të 75-tin; Bosnje-Hercegovina të 78-in dhe Maqedonia të 84-tin. Anketimi zhvillohet në 156…
Lajmet Media Politikë
Miratohet kontrata për ndërtimin e aeroportit të Kukësit
Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin për kontratën në lidhje me dhënien e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Ky lajm është bërë me dije përmes një deklaratë për mediat nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. “Kontrata sot u miratua me vendimin e Këshillit të Ministrave. Hyrja e saj në fuqi i hap rrugë ndërtimit të Aeroporti të Kukësit. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite, kohëzgjatja e…
Lajmet Media Politikë
Gazi lotsjellës, PD padit ministrin Sandër Lleshaj
Partia Demokratike ka bërë padi kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, për shpërdorim detyre dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve. “Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht”- thuhet në letrën shoqëruese që Sekretari i Përgjithshëm i PD,…
Lajmet Media Politikë
Eksperiment në laborator, helmohen nxënësit në Bulqizë
Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë në shkollën “Shefqet Tançi” të Bulqizës janë helmuar pas një eksperimenti të kryer në laboratorin e shkollës. Ata kanë përdorur sapun 15-lekësh, i cili i ka shkaktuar të vjella dhe marrje mendsh, duke bërë që të transportohen me shpejtësi drejt spitalit rajonal në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ata po marrin trajtimin e nevojshëm nga bluzat e bardha dhe aktualisht nuk raportohet të kenë…
Lajmet Media Politikë
Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit
Policia ka shpallur në kërkim Dervis Arapin për vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e të hënës në Tiranë. Dervis Arapi është djali i Agim Arapit, sipërmarrësit nga Durrësit që humbi jetën në prill të vitit 2017 për shkak të një sherri me Jurgen Kurtin dhe vëllezërit Ekonomi. Sipas burimeve, policia e ka referuar vrasjen në prokurori për gjakmarrje. Gjithsesi, referuar sistemit TIMS, Dervis Arapi nuk ndodhet në Shqipëri prej muajit…
Lajmet Media Politikë
Humbja e pasaportave, shkarkohet Konsulli shqiptar në Janinë
Është liruar nga detyra Konsulli Shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria, ndërsa ndaj ambasadores shqiptare në Greqi Adriana Hobdari është marrë masë disiplinore. Këto janë vendimet e Ministrisë së Jashtme pas skandalit të humbjes së 100 pasaportave shqiptare në Greqi. Një muaj më parë, gjatë transportit në Greqi humbën 100 pasaporta që Ministria jonë e Jashtme i dërgoi për emigrantët në shtetin fqinj. Fillimisht ato u ndaluan në Kakavijë, pasi autoritetet…
Lajmet Media Politikë
Fermerët sërish në protestë, kompanitë pezullojnë furnizimet
Agropërpunuesit shqiptarë kanë vendosur të mos furnizojnë tregun me produkte të freskëta bulmeti për dy ditë. Lajmin e bën të ditur “Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë”, e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp thotë se kjo masë vjen pasi nuk ka ende një zgjidhje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. “Ashtu siç është deklaruar më parë, në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e…
Bota Lajmet Media Politikë
Aktiviteti i dyshimtë, Trump tërheq propozimin për ambasadoren në Tiranë
Donald Trump ka tërhequr nominimin e një diplomateje për Ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Shkak për këtë është bërë aktiviteti i saj i dyshimtë, e cila mendohet se ka bashkëpunuar me Christopher Steele, një ish-punonjës i Shërbimit Inteligjent Britanik. Steele akuzohet se ka hartuar dosjen false të bashkëpunimit të presidentit Donald Trump me rusët, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016. Në një intervistë për “Fox News”, gazetarja investigative…
Lajmet Media Politikë
Përplasja me studentët, Lleshaj: Ishin vetëm tre ithtarë të Haxhi Miletit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar incidentin e djeshëm në Durrës, ku pati një konfrontim me disa qytetarë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Lleshaj shkruan se bëhet fjalë vetëm për tre fatkeqë të Haxhi Miletit, Sjellësit të Fatkeqësive, duke iu referuar kështu ish-kryeministrit Sali Berisha. “Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga…
Lajmet Media Politikë
Shpërndanin kanabis dhe heroinë në Tiranë, katër të arrestuar
Policia ka arrestuar katër persona, pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Qelqi”, u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. “Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, Policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kilogranë e 251 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Këta shtetas kishin…
Lajmet Media Politikë
Sa të gjendet fajtori, shqiptarët do paguajnë për biletat e kripura
Në Shqipëri jemi mësuar që deklaratat e politikanëve të kalojnë vetëm për konsum mediatik. E njëjtë është dhe deklarata e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i cili kërkoi një hetim për çmimin e biletave të shtrenjta, që sipas tij i shkaktojnë një dëm konusmatorëve rreth 200 milionë euro, për shkak të dominimit të dy linjave ajrore. Por Ahmetaj, tani kryetar i komisionit të Ekonomisë duhet ta dijë se, referuar kontratës…
Lajmet Media Politikë
Kërcënimi ndaj Ligoraq Karamelos, reagon policia
Policia e Korçës njofton zyrtarisht mbi kërcënimin që i ëshët bërë deputetit Ligoraq Karamelo. Sipas njoftimit zyrtar vetë deputeti ka shkuar në Drejtorinë e Policisë dhe ka bërë kallëzimin se është fyer dhe kanosur për shkak të detyrës. “Policia ka shoqëruar disa persona dhe po kryen veprimet procedurale të rastit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja””, njofton…
Lajmet Media Politikë
Pasaporta britanike kriminelëve,”perandoria” e jashtëligjshme e shqiptares
Agjencia Kombëtare e Krimit NCA në Britani ka arrestuar një shqiptare, e cila akuzohet se kishte krijuar një ‘perandori’, që u siguronte pasaporta britanike kriminelëve. Edhe pse mosha dhe identiteti i shqiptares nuk bëhet publike, ajo akuzohet për mashtrim dhe pengim të drejtësisë, ndaj u prangos ditën e djeshme. Por pavarsisht akuzave, gjykata vendosi ta hetojë në gjendje të lirë. Sipas policisë vendase arrestimi erdhi pas një operacioni të drejtuar nga NCA…
Lajmet Media Politikë
Protesta e 16 Marsit, gjykata lë në burg 4 protestues
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e datës 16 mars. Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Gazmir Bekshiun, Aldi Spahon, Ermir Brukën, Pal Daijan dhe detyrim paraqitje për  Edison Tahirin, Klajdi Pocin, Denaldo Buzin, Eduard Buzin, Elidjan Buzin, Florian Zenelin, Jeton Spahiun, Ali Brucin, Kevin Kastratin, Flamur Rrahjan. Ndërsa mësohet se vijojnë të jenë në kërkim 7…
Lajmet Media Politikë
“Kriminaliteti i lartë!” Kujt i kërkon llogari Arta Marku, vetes?
Ndërsa prej muajsh drejton organin e akuzës, Arta Marku shpreh pakënaqësi. Pas Durrësit kryeprokurorja e përkohshme u takua me prokurorët e Vlorës. Që në fillim të fjalës së saj ajo ka thënë se Vlora është një qark me rekorde ngjarjesh kriminale, shumë prej të cilave nuk janë zbardhur. “Kriminaliteti në Vlorë është më i lartë se në Fier, Lushnjë e Berat”, tha Marku “ndaj kërkohet një bashkëpunim më i madh…
Lajmet Media Politikë
Nëna e Marvi Mihalit: Nëse nuk vepron drejtësia, bëjmë vetëgjyqësi
Pas procesit gjyqësor për vrasjen e Marvi Mihalit, prindërit e tij Pavllo dhe Mira Mihali kanë folur për mediat, duke paralajmëruar se nëse drejtësia nuk vepron do të bëjnë vetëgjyqësi. Mamaja e Marvi Mihalit thotë se dëshmitarët janë intimiduar nga polici gjyqësor, ndërsa ka akuzuar edhe prindërit e djemve që vranë Marvi Mihalin se po bëjnë çdo gjë për të marrë pafajësinë për fëmijët e tyre. Ajo është shprehur se…