greqirilindjaere.press

Lajmet Media Politikë
Ministri i jashtëm grek: Negociatat me Shqipërinë janë zhbllokuar
Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë janë zhbllokuar “në një farë mënyre”. “Duhej të merrnim disa përgjigje nga pala tjetër, për çështje që kanë të bëjnë me minoritetin tonë: dy ligjet që i referohen mbrojtjes së pronave të tyre në lidhje me bregdetin në Himarë, por edhe në lidhje me të drejtën e vetëpërcaktimit, domethënë me mundësinë e deklarimit që janë pjesëtarë të minoritetin.…
Lajmet Media Politikë
“Minoriteti”, opozita greke kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë
Opozita greke, që synon të bëhet shumicë në zgjedhjet parlamentare të muajit Maj, ka deklaruar se Shqipërisë nuk duhet t’i lejohet hapja e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Shkak për këtë qëndrim është bërë qasja e Shqipërisë ndaj minoritetit grek dhe disa çështjeve të tjera dypalëshe. Partia më e madhe opozitare greke, “Demokracia e Re” thotë se Greqia nuk duhet të japë miratimin e saj për çeljen e negociatave të…
Lajmet Media Politikë
Shqiptari “vrau” babain me grushte, mjekësia-ligjore del me tjetër variant
Një 45 vjeçar shqiptar humbi jetën dy ditë më parë në Selanik të Greqisë, pasi u godit nga djali i tij. Të paktën kështu u tha në krye të herës. Por mjekësia-ligjore ka komfirmuar një variant tjetër, sipas të cilës babait i ka pushuar zemra gjatë sherrit me të birin. Kjo rrethanë mund ta lehtësojë disi pozitën e 20 vjeçarit, bëjnë të ditura mediat greke. Shqiptari 45 vjeçar u gjend…
Lajmet Media Politikë
Foto/ Krim në familjen shqiptare, djali vret babain
Krim në familjen shqiptare në Greqi. Sipas mediave helene një 48-vjeçar është vrarë nga djali i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Agios Athanasios të Selanikut, pasditen e së shtunës. Policia greke thotë se në pranga është vënë djali 20-vjeçar. Ky i fundit është përleshur me të atin dhe më pas e ka goditur me sende të forta. Referuar mediave greke, thuhet se burri shqiptar u gjet i mbuluar…
Lajmet Media Politikë
Arrestohet shqiptari në kufirin grek, kapet me makinën mbushur me drogë
Policia greke ka arrestuar një 24-vjecar shqiptar në kufirin greko-shqiptar. I riu është kapur me 61 kg marijuanë në makinë. Sipas policisë fqinje, droga u kap ne Kostur dhe gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 36 pako që përmbanin 60 kilogram e 940 gram marijuane. Bashkë me to u sekuestrua dhe një celular dhe një shumë parash prej 95 eurosh.  Prej fillimit te vitit, policia…
Lajmet Media Politikë
Transportonin “mall” nga Shqipëria, shqiptarët kapen në pyll me çanta
Tre shqiptarë janë kapur “mat” mëngjesin e sotëm, ndërsa po përpiqeshin të kalonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Greqi. Shqiptarët po udhëtonin me disa çanta në të cilat kishin 113 kg marijuanë/ Ata u pikasën në kufirin greko-shqiptar, në një zonë pyjore të quajtur Leptokarias, pranë Igumenicës. Policia greke bën me dije se shqiptarët janë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec. Sasia e lëndës narkotike ishte e ndarë…
Lajmet Media Politikë
Mosmarrëveshjet Turqi-Greqi/Tsipras dhe Erdogan takohen nesër në Stamboll
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras do të takohet të martën në Stamboll me Presidentin turk, Recep Tayipp Erdogan. Ftesa ishte bërë pesë muaj më parë, kur dy politikanët e lartë ishin takuar gjatë asamblesë së OKB-së në Nju Jork. Erdogan propozoi që të zhvillonin një takim pune në Stamboll, për të diskutuar gjithë çështjet e nxehta, që nuk janë të pakta. Në anën tjetër janë të pakta pritshmëritë nga takimi i…
Lajmet Media Politikë
Video/ Vdesin tri gra, shpërthim i fuqishëm në lokal
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mbrëmje në një restorant në qytetin e Kallamatas në Greqi, Deri më tani tre persona raportohen se kanë humbur jetën, ndërsa nuk është ende i qartë numri i personave të lënduar. Shkak për shpërthimin thuhet të jetë bërë një bombol gazi. Viktimat sipas gazetës “Prothotema” janë tre gra të moshës 35 deri në 50 vjeç, që punonin në kuzhinë. Shpërthimi ndodhi në orën…
Bota Lajmet Media Politikë
Marrëveshja e Prespës/Protestuesit përplasen me policinë, disa të plagosur
Teksa brenda parlamentit grek debatohej, jashtë protesta degjeneroi në dhunë. Grekët janë kundër Marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedosnisë. Mediat vendase raportojnë se protestuesit hodhën gurë dhe flakëhedhëse kundër forcave të policise, të cilat u përgjigjen me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës. Dhjetëra policë zbritën në sheshin Sindagma për të shpërndanë turmën e protestuesve duke e ndjekur atë nëpër rrugicat e qendrës së kryeqytetit grek. Disa persona morën plagë…
Lajmet Media Politikë
Berisha:Shefi i Rendit u kap në Greqi me 1 ton drogë, ja lidhja me Balilin
Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin e “qytetarit dixhital” shkruan se është zbuluar një tjetër implikim i Klemend Balilit me trafikun e drogës. Referuar mesazhit të qytetarit, Berisha thotë se Rama është peng i policisë greke”. Statusi i Berishës Denoncohen lidhje të reja të Eskobarit me Ediskobarin!Rama peng i policise greke!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.Mirembrema doktor! Dua te ndaj me ju informacione konkrete per baronin e droges Kelmend Balili,me lidhjet…
Bota Lajmet Media Politikë
Mijëra grekë dalin në protestë kundër marrëveshjes së Prespës
Nën masa të rrepta sigurie, mijëra policë kanë dalë në qendër të Athinës për të garantuar sigurinë e qytetarëve në protestën që do të mbahet ditën e sotme kundër “Marrëveshjes së Prespës”. Sipas organizatorëve të protestës, bëhet me dije se pjesmarrja e qytetarëve do të jetë më e madhe se kurrë. Protesta e së dielës do të përshëndetet prej personazheve të njohur të artit dhe muzikës greke, si dhe prej…
Lajmet Media Politikë
Video/Gazetari Robert Goro jep detaje: Si u vra Arbër Bako në burgun grek
Një shqiptar u vra sot në burgun e Koridhalos në Greqi. Arbër Bako u godit disa herë me thikë. Mirëpo Bako nuk është një emër i panjohur i kronikës së zezë në Greqi. Ai është autori i një ngjarje të rëndë në zonën e Pireut ku hapi breshëri kallashnikovi drejt një lokali duke plagosur 15 persona. Gazetari i AbcNews në Greqi Robert Goro tha se: “Viktima është skeduar që në vitin…
Lajmet Media Politikë
Nuk i ndaloi policisë, arrestohet me drogë 27-vjeçari shqiptar
Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi kjo e fundit i është vënë në ndjekje një automjeti që nuk ka pranuar të ndalojë. Policia ka tentuar ta ndaloje ne Kompoti, Arte, ku i eshte bere shenje por shoferi ka shtuar shpejtesine. Policia ka vazhduar ndjekjen deri sa eshte bere e mundur kapja e tyre ne rrugen Olimpia, prane vendit te quajtur Selianitika, Axaia.Në mjetin  që vinte nga kufiri…
Lajmet Media Politikë
Masakroi deri në vdekje të bijën, të burgosurit rrahin Aleko Petron
Aleko Petro është dhunuar në qeli nga të burgosurit e tjerë. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dërguar aty pasi gjykata greke e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. Të burgosurit e kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, duke e sulmuar për vrasjen e vajzës së tij, Anxhelina Petro. Lajmi është bërë i ditur nga Vasilis Noulezas, avokati i 52-vjeçarit shqiptar, i cili…
Lajmet Media Politikë
Tjetër ngjarje tragjike, shqiptari masakron me thikë gruan në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Në Korinth burri shqiptar ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij. 45-vjeçarja ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në Athinë për trajtim më të specializuar. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas shtypit grek, burri rreth 45 vjeç kishte pritur gruan e tij jashtë një shtëpie ku ajo punon dhe pas debateve të…
Lajmet Media Politikë
Greqi, shqiptari qëllon bashkëshorten me thikë, 45-vjeçarja në koma
Krimi në familjet shqiptare godet sërish, por këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Një sherr banal mes çiftit Bardhi, të cilët jetonin prej vitesh në qytetin e Korinthit në Greqi, degjeneruar në një ngjarje të rëndë. Burri i familjes kishte pritur bashkëshorten e tij jashtë një shtëpie ku ajo punonte dhe pasi ishin grindur, e qëlloi disa herë me thikë. Aktualisht 45-vjeçarja, emri i të…
Lajmet Media Politikë
U rrëmbye para shtëpisë së tij, lirohet biznesmeni grek pas tetë ditësh
Pas 8 ditësh, është liruar biznesmeni grek Nikos Mavrikos, i cili u rrëmbye në Pire. Ngjarja në fjalë ndodhi para shtëpisë së 52-vjeçarit të enjten 27 dhjetor, ora 08:30. Ishin 4 persona të maskuar që rrëmbyen në rrugë biznesmenin e njohur, ndërsa kishin edhe shenjën EKAM. Mediat greke raportojnë se pasi u lirua sot në mëngjes, biznesmeni lajmëroi policinë nga shtëpia e tij. Policia vazhdon hetimin e ngjarjes. Bëhet e…
Lajmet Media Politikë
Zbardhen fjalët e fundit të 29-vjeçares shqiptare të vrarë nga i ati
Zbardhen fjalët e fundit të 29-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro. Televizioni ANT1, referuar dëshmisë së babait në polici, ka publikuar bisedën e fundit të Aleko Petros me të bijën, para se ta godiste vazhdimisht me shufër hekuri në kokë. Sikurse është bërë e ditur, konflikti kishte nisur për shkak të lidhjes që 29-vjeçarja shqiptare kishte me një afgan në Korfuz. “Që kur njohe afganin nuk vjen të më takosh. Nuk bën…
Lajmet Media Politikë
Dy shqiptarëve, 9 minuta u mjaftuan për t’u arratisur nga burgu në Greqi
Nëntë minuta u janë dashur dy shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu i Koridhalos në Greqi. Ndërsa autoritetet e burgut kuptuan pas 10 orësh mungesën e tyre. Elvis dhe Leonardo Pepa u larguan nga qelia e tyre mbrëmjen e 1 Janarit 2019. Në orën 20:30 ata kishin sharruar hekurat e dritares së qelisë së tyre dhe kishin shmangur gardianët. Më pas kishin kaluar në atë që quhet “zona e vdekur” e oborrit të burgut,…
Lajmet Media Politikë
Greqi/ Shqiptari vret vajzën për lidhjen me afganin, e varrosi në oborr
Një shqiptar ka vrarë dhe varrosur vajzën e tij në oborrin e shtëpisë, pasi ishte ishte në një lidhje me një afgan. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën Alepu në ishullin e Korfuzit. Viktima është 28-vjeçarja Angjeliqi Petru. Një shtetas afgan, që ishte në lidhje me 28-vjeçaren, hodhi dyshimet në polici se vajza mund të ishte vrarë nga babai për shkak se nuk miratonte lidhjen e tyre. Sipas policisë greke…