metarilindjaere.press

Lajmet Media Politikë
Deklaratat e presidentit, vjen një reagim nga PS
Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, ka komentuar deklaratat e Presidentit Meta, i cili këtë të hënë tha se “Klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë transparente, me dialog, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari”. Teksa fliste gjatë emisionit “Mbrëmje Ide”, Ahmetaj tha se qëndrimi i…
Lajmet Media Politikë
Unaza e Re/Meta-Veliajt:100 për qind e qytetarëve e neverisin korrupsionin
Një debat i ashpër në distancë është duke u zhvilluar këtë të diel mes Presidentit nga njëra anë; Kryeministrit dhe Kryebashkiakut nga ana tjetër në lidhje me projektin e Unazës së Re. Kujtojmë se sot në mesditë, Meta priti një grup banorësh që protestojnë tek Unaza e Re prej 3 muajsh. Më pas Meta doli me qendrim publik, ku kërkoi anulimin në tërësi të gjithë projektit për “Rehabilitimin e segmentit…
Lajmet Media Politikë
Veliaj reagon ndaj Metës:Nëse inkurajon ata të hurit e zjarrit, kot flasim
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar ndaj Presidentit të vendit, Ilir Meta, i cili më herët tha se duhet të anulohet projekti i Unazës së re pasi ka mangësi ligjore. Veliaj thotë se Meta nuk duhet të bashkohet me 1 për qind të banorëve që protestojnë por me 99 për qind të banorëve të Tiranës që duan rrugën. “Cdo dite, per ore te tera, bllokohen ne Unazen e Re…
Lajmet Media Politikë
Rama: Meta, e urren qeverinë njësoj si opozita
Pasi Presidenti Ilir Meta kërkoi anullimin e projektit të Unazës së Re, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Më anë të një statusi në Twitter Rama shkruan se Meta e urren qeverinë njësoj si opozita duke e quajtur drejtuesin më të zotë të saj. Statusi i plotë: “E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj…
Lajmet Media Politikë
Unaza e Re/Meta del me qëndrim publik: Të anullohet menjëherë projekti
Kreu i shtetit, Ilir Meta pas takimit me një përfaqësi banorësh të Unazës së Re në Tiranë ka publikuar qëndrimin e tij zyrtar duke vënë në pah se projekti i zgjerimit të segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” ka shkelje të shumta ligjore. Meta thekson se institucionet e qeverisë nuk i kanë kthyer përgjigje për kërkesat për informacion, duke shkelur…
Lajmet Media Politikë
Meta pret banorët e Unazës së Re: Së shpejti do të mbajë qëndrim zyrtar
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”. Gjatë takimit me qytetarët, Presidenti Meta u informua në detaje me shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”. Meta theksoi se së shpejti do të mbajë qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje…
Lajmet Media Politikë
Kuvendi rrëzon kandidatin e dytë të Presidentit për KLSH-në
Kuvendi ka rrëzuar sot kandidatin e dytë të propozuar nga Presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Emri i Bahri Shaqirit u hodh poshtë me 77 vota. Në një seancë të mëparshme, maxhoranca rrëzoi dhe kandidaturën e Vitore Tushës, e cila u propozua e para nga Presidenti Meta për të drejtuar KLSH-në. Bahri Shaqiri, ish-drejtor i shërbimit Informativ Shtetëror dhe aktualisht këshilltar i Presidentit për Çështjet e…
Lajmet Media Politikë
KLSH/ Meta propozoi Shaqirin, pse Komisioni i Ekonomisë rrëzoi propozimin
Presidenti Ilir Meta i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë, propozimin e tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ishte kandidatura e Bahri Shaqirit. Ditën e sotme ky propozim është hedhur poshtë nga Komisioni i Ekonomisë. Kryetari i këtij komisioni, Arben Ahmetaj, u shpreh se një nga mangësitë që ka figura e Shaqirit, është mungesa e eksperiencës  në fushën financiare dhe të auditit. “Plotëson kushtin per arsimimin, ka disa…
Lajmet Media Politikë
Kontrolli i Lartë i Shtetit pa drejtues: A po prodhohet një krizë e re?
Bujar Leskajt i mbaroi mandati 7 vjeçar në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit më 9 janar të këtij viti. Ai u largua duke ia deleguar kompetencat zv/Kryetares Lindita Milo (Lati). Por zgjedhja e një drejtuesi të ri po prodhon një krizë të re dhe përplasje mes Presidentit dhe mazhorancës së majtë. Deri më tani është rrëzuar një kandidaturë e Metës dhe pritet të rrëzohet dhe kandidatura e dytë.…
Lajmet Media Politikë
Meta flet për delegimin e kompetencave te Gent Cakaj
Presidenti Ilir Meta të mërkurën ka komentuar nga Kamza kalimin e kompetencave të Ministrit të Punëve të Jashtme te Gent Cakaj. Kreu i Shtetit tha se si President i ka shumë të qarta kompetencat se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë. Pyetje: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij…
Lajmet Media Politikë
Foto/ Rama betohet tek Meta, zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm
Kryeministri Edi Rama është betuar në Presidencë si ministër i Jashtëm. Pas dekretit të Presidentit, të hënën Rama mori edhe votat e 78 deputetëve të mazhorancës, duke u bërë zyrtarisht ministër i Jashtëm. Këtë detyrë Rama e mori pas largimit të Ditmir Bushatit dhe mosdekretimit të Gent Cakajt, i cili u refuzua nga Presidenti Ilir Meta. “Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe…
Lajmet Media Politikë
Foto/ Rama betohet tek Meta, zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm
Kryeministri Edi Rama është betuar në Presidencë si ministër i Jashtëm. Pas dekretit të Presidentit, të hënën Rama mori edhe votat e 78 deputetëve të mazhorancës, duke u bërë zyrtarisht ministër i Jashtëm. Këtë detyrë Rama e mori pas largimit të Ditmir Bushatit dhe mosdekretimit të Gent Cakajt, i cili u refuzua nga Presidenti Ilir Meta. “Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe…
Lajmet Media Politikë
Meta vizitë në Malin e Zi: Të zgjidhim pengesat që hasin qytetarët në kufi
Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku u prit në ceremoni shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Meta renditi projektet që po zhvillohen për të lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe ndërkulturore mes dy vende. “Autostrada Adriatiko-Joniane dhe gazësjellësi i TAP-it, janë dy projekte madhore, të cilat së bashku me ruajtjen e menaxhimin e Liqenit të Shkodrës,…
Lajmet Media Politikë
PS do rrëzojë kandidatin e Metës për në KLSH, ja deklarata e Ulsi Manjës
Mazhoranca duket se do ta rrëzojë sërish kandidatin e presidentit Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bahri Shaqiri. Socialisti Ulsi Manja thotë se Shaqiri nuk e plotëson kriterin e kërkuar nga Kushtetuta. “Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI-së dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distancë i LSI-së, presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka të dhëna publike…
Lajmet Media Politikë
Meta propozon ish-kreun e SHISH në krye të KLSH
Presidenti Ilir Meta i ka propozuar  kuvendit  emrin e Bahri Shaqirit si kandidature për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga vetë institucioni i presidencës që njofton se : “Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”. Sipas propozimit…
Lajmet Media Politikë
Meta dekreton Kryeministrin Rama në postin e ministrit të Jashtëm
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm. Mësohet se kreu i shtetit ka firmosur shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati, dhe emërimin e Ramës. Në njoftimin për mediat thuhet se Meta ka shmangur një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare. NJOFTIMI I ZYRES PER MEDIAT NE PRESIDENCE Presidentit të Republikës më datë 14…
Lajmet Media Politikë
Video/ Meta-Balla, replika dhe ironi para nisjes së seancës për ministrat
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla i kërkoi Presidentit Meta publikisht të shpallë dekretin për ministrin e Jashtëm deri në orën 17:00 kohë kur parlamenti mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për votimin e ministrave. Siç dihet Rama ka çuar emrin e tij në Presidencë për ministër i Jashtëm, pasi Meta i refuzoi Gent Cakën. “Besoj që deri në orën 17:00 edhe zoti Meta do t‘i ketë dhënë fund një…
Lajmet Media Politikë
Përplasja Qeveri-Presidencë/ Meta kthen në Kuvend ligjin për kadastrën
Presidenti Meta ka kthyer për rishikim ligjin për Kadastrën, i cilësuar nga qeveria Rama si ligji që do t’i jepte fund problemit të pronës dhe legalizimit duke shkrirë zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Por, duket se ky projekt do të shtyhet në kohë pasi Presidenti Meta ka dekretuar kthimin mbrapsht në Parlament të ligjit duke renditur…
Lajmet Media Politikë
VIDEO OPINION/ Ministri i Jashtëm përplas Ramën me Metën!
Në studion e ‘Opinion’ të hënën në mbrëmje u fol për mosmarrëveshjet që kanë shpërthyer mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama, për mosdekretimin e Ministrit të Jashtëm të propozuar nga Rama, Genti Caka. Në ‘Opinion’ u transmetua në pjesën e parë intervista me Presidentin Meta. Në pjesën e tretë u transmetua një kronik për përgjimet e VOA. Të ftuar në studio ishin: Ilir Meta – President i Repuplikës së ShqipërisëBaton…
Lajmet Media Politikë
Video/ Baton Haxhiu rrëfen përse u prish miqësia me Metën
“Përplasja kryesisht me zotin Meta ka ndodhur gjatë periudhës së Maqedonisë”. Kështu është shprehur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu, i cili në fakt në këtë mënyrë i është përgjigjur presidentit Meta. Ky i fundit gjatë intervistës gjithashtu për emisionin “Opinion”, kur u pyet lidhur me analistin Baton Haxhiu, u shpreh: “Kam njohur dikur një person me këtë emër, por nuk figuron që ekziston më ai që…