Socialerilindjaere.press

Lajmet Media Politikë
Banka Botërore: Puna në të zezë, Shqipëria e para në rajon
Banka Botërore bëri të ditur se tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përmirësohet, por me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë. Vitin e kaluar u hapën rreth 68 mijë vende pune, krahasuar me 231 mijë vende pune në vitin paraardhës. “Shqipëria dhe Mali i Zi raportuan rritjen më të madhe të vendeve të punës në rajon, me 3.3 përqind secila, ndjekur nga Maqedonia e…
Lajmet Media Politikë
Biletat e shtrenjta, 200 milionë € fatura që paguajnë qytetarët
Fatura që paguajnë qytetarët shqiptarë për biletat e shtrenjta është rreth 200 milionë euro, për shkak të dominimit të dy linjave ajrore. Kështu mendon Ish-ministri i financave Arben Ahmetaj, i cili tashmë drejton Komisionin e Ekonomisë. Ai i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës që të nisë një hetim të thelluar për kompanitë ajrore lidhur me çmimet e biletave. “Shqetësimi im është që duket sikur është një treg i lirë, por…
Lajmet Media Politikë
44 fëmijë të shtruar në QSUT nga fruthi, ja çfarë vërejnë mjekët
Pavarsisht se me rritjen e temperaturave numri i personave të prekur nga fruthi ka rënë, mjekët vërejnë se fëmijët paraqiten ne spital në gjendje të rëndë. Në vetëm dy muaj e gjysmë për shkak të komplikacioneve të sëmundjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë shtruar 44 fëmijë. Mjekët vërejnë me shqetësim se prindërit i drejtohen mjekut vetëm kur gjendja e fëmijës është rënduar, teksa tregojnë se në gjendje më të…
Lajmet Media Politikë
Shqiptarët po “pushtojnë” Europën si azilantë
Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët ishte 178,515, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n. Në raport me popullsinë…
Lajmet Media Politikë
Ligji i ri për klinikat private/ Nëse nuk akreditohen, u hiqet licenca
Sipas ligjit të ri që pritet të miratohet së shpejti nga Parlamenti, të gjitha klinikat private të kujdesit shëndetësor, pas licencimit do t’i nënshtrohen edhe procesit të vlerësimit të standardeve për akreditim. Ligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe do të diskutohet në Kuvend. Në ligj thuhet se në rastet kur nuk përmbushen këto standarde, institucioneve u pezullohet licenca. Nëse edhe pas një afati kohor të caktuar, që përcaktohet…
Lajmet Media Politikë
Slogani “Taken by Albania” sërish në syrin e mediave ndërkombëtare
Slogani i këtij viti i paraqitur nga Ministria e Turizmit “Taken by Albania” ku si referencë është marrë film i vitit 2008 nga Liam Neeson, në të cilin shqiptarët shfaqen si trafikantë të qenieve njerëzore, vijon të shkaktojë komente në mediat botërore. Këtë herë ka qenë “News.com.au” që i ka dedikuar një shkrim këtij slogani duke e shkruar që në titull ‘një nga sloganet më të çuditshme për të promovuar…
Lajmet Media Politikë
Një e treta e familjeve shqiptare me borxhe, 17% në rrugë informale
Arrestimi i 12 personave ditën e enjte në Shkodër, të cilët akuzohen për dhënie fajdesh në mënyrë të paligjshme, ka nxjerrë edhe një herë në dukje problemin që ka ekonomia shqiptare. Banka e Shqipërisë thotë se 17% e borxheve që kanë familjet shqiptare, janë marrë nga burime informale. Në vrojtimin e saj, Banka e Shqipërisë ka pyetur një kampion prej 1,200 familjesh në gjithë vendin. Sipas rezultateve, një e treta…
Lajmet Media Politikë
Çmimet e apartamenteve në Tiranë, më të shtrenjtat në rajon
Apartamentet në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim. Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë nivelin e 4,000 euro për metër katror, në projektin e ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke arritur nivelin më të lartë në rajon, sipas të dhënave që raportohen nga Colliers International. Tirana ia ka kaluar edhe Beogradit, që ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në…
Lajmet Media Politikë
Letra për Nexhmije Hoxhën:Krimet tuaja nuk ka shkrimtar që t’i përshkruajë
Haxhi Shefqet Baçinozi, i cili u vra ditën e djeshme, pranë një shkolle private, ndërkohë që vraponte me djalin e tij të mitur, ishte një prej të dënuarve politikë më qëndrestarë ndaj regjimit komunist. Haxhiu u arrestua nga regjimi në vitin 1981, për agjitacion e propagandë me 10 vite burgim. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai u u dënua dhe me 20 vjet të tjera, i akuzuar për pjesëmarrje në revoltën e Qafë Barit.…
Lajmet Media Politikë
I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live: Je pasuria ime më e madhe
Ditën e sotme në programin “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Luftari na ka prezantuar me një historinë e tij të dashurisë, e cila provon se martesat e lumtura egzistojnë, dhe mund ti rezistojnë viteve pa rënë në “kurthin” e monotonisë. Luftari, i cili jeton në Vlorë u dashura në lagjen e tij me një vajzë 17-vjeçare, të quajtur Shpresa. “Ne jemi në një lagje, njihemi që…
Lajmet Media Politikë
Birra vendase në vështirësi, të huajt fitojnë terren në tregun shqiptar
Për herë të parë që nga 2013, sasia e birrës së importuar në vend ishte më e madhe se ajo e prodhuar. Birrat vendase kanë vijuar që të tkurren në tregun vendas, duke lëshuar terrenin për operatorët e huaj, teksa konsumi po vjen në rritje. Operatorët kryesorë të tregut ankohen se janë në pozita jo favorizuese me importin dhe se po humbin konkurrueshmërinë në krahasim me rajonin, shkruan revista “Monitor”.…
Lajmet Media Politikë
Mësuesit, të hënën në provim
Të hënën, gjithë kandidatët për mësues pritet t’i nënshtrohen provimit të shtetit, i cili do të zhvillohet pranë godinës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Edhe këtë vit qeveria ka vendosur që të mos i ndryshoj tarifat e shërbimit, të cilat fillojnë nga 10 mijë lekë dhe rriten me nga 2500 lekë për secilën herë që kandidati duhet të përsëris të njëjtin provim . Ndryshimi nga vitet e tjera…
Lajmet Media Politikë
“Nuk ka publicitet të keq”, edhe Daily Mail shkruan për “Taken by Albania”
Slogani i fundit i ministrisë së Turizmit “Taken by Albania“ ( i rrëmbyer nga Shqipëria) i huazuar nga filmi i njohur i aktorit Liam Neeson, ku shqiptarët paraqiten si rrëmbyes dhe trafikantë droge, për të promovuar turizmin në Shqipëri vijon të shkaktojë reagime në mediat botërore.Sipas shkrimit të publikuar nga DailyMail është një veprim i guximshëm të promovosh turizmin dhe Shqipërinë si një destinacion pushimesh me një slogan që i…
Lajmet Media Politikë
Nga Lorenc Vangjeli tek… Ja anëtarët e rinj në Bordet e Universiteteve
Paktit për Universitetin është ende në zhvillim e sipër. Një nga kërkesat e studentëve gjatë protestës ishin dhe bordet e administrimit në universitetet dhe kryeministri Edi Rama tha se ata do të shkarkoheshin. Sot Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar listën me anëtarët e rinj që ka emëruar në Bordet e Administrimit të universiteteve publike.Në listën e re janë përfshirë figura të njohura për publikun si analisti Lorenc…
Lajmet Media Politikë
Slogani “Taken by Albania”, një ndër më të këqinjtë në botë
Gazeta “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull videos promocionale “Të rrëmbehesh nga Shqipëria” e cila është mbushur me thirrje për të njohur historinë e Shqipërisë, traditën, kështjellat, fjordet dhe luginat, liqenet e ngrira, kanionet dhe e gjithë kjo, rrethuar nga ngrohtësia dhe mikpritja e shqiptarëve. “Marketingu mund të jetë një biznes i ndërlikuar. Por sa e vështirë mund të jetë të tërheqësh disa turistë?” shkruan gazeta britanike, teksa shton se fotografitë e…
Lajmet Media Politikë
Slogani “Taken by Albania”, një ndër më të këqinjtë në botë
Gazeta “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull videos promocionale “Të rrëmbehesh nga Shqipëria” e cila është mbushur me thirrje për të njohur historinë e Shqipërisë, traditën, kështjellat, fjordet dhe luginat, liqenet e ngrira, kanionet dhe e gjithë kjo, rrethuar nga ngrohtësia dhe mikpritja e shqiptarëve. “Marketingu mund të jetë një biznes i ndërlikuar. Por sa e vështirë mund të jetë të tërheqësh disa turistë?” shkruan gazeta britanike, teksa shton se fotografitë e…
Lajmet Media Politikë
Plakja e popullsisë, ja qytetet më të “moshuara” të Shqipërisë
Qarqet më të plakura të vendit janë Gjirokastra, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç, shkruan “Monitor”. Qarqet me moshën mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.…
Lajmet Media Politikë
Tirana, qyteti me cilësinë e jetës më të ulët në Europë
Indeksi i përvitshëm i kompanisë këshilluese Mercer, që bën vlerësimin e cilësisë së jetës duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme, e rëndit kryeqytetin shqiptar në vendin e 175-të nga 231 qytete kryesore në botë, në vitin 2019. Sipas kësaj renditjeje, Tirana është e fundit në rajon e në Evropë për cilësinë e jetës. Përllogaritja bëhet duke analizuar 38 kritere të ndryshme ndërmjet të cilave edhe mjedisin politik e…
Lajmet Media Politikë
Bashkia “pret” shiun, qytetarët festojnë sipas mënyrës së tyre
Megjithëse Bashkia shtyu festimet e Ditës së Verës për ditën e diel, qytetarët e Tiranës sot kanë vendosur të festojnë sipas mënyrës së tyre, edhe pa koncerte apo organizime të tjera. Duke qenë se 14 marsi është pushim zyrtar, qytetarët e kanë shfrytëzuar këtë ditë për të bërë shëtitje e për të kaluar kohë me familjen. Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Liqeni Artificial, Pedonalja apo Parku Rinia ishin disa nga destinacionet…
Lajmet Media Politikë
LSI bashkon votat me PS, rritet çmimi i biletës së autobusit
LSI bashkon votat me Partinë Socialiste në Durrës, për të rritur çmimin e biletave, për transportin urban. Kështu Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar miratoi propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të transportit qytetas me autobusë nga 30 në 40 lekë për udhëtar. Mbledhja është zhvilluar në 11 mars, ndërsa nuk është bërë publike. Në fuqi ky vendim hyn 10 ditë pas shpalljes së tij. Situata edhe në Bashkinë e…