Sportrilindjaere.press

Lajmet Media Politikë Sport
Hasan Lika nuk është më trajner i Vllaznisë, ikën në SHBA
Hasan Lika nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Sipas njoftimit të klubit shkodran, Lika do të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të jetuar atje. “KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme Hasan Lika nuk do të jetë më trajner i ekipit të parë. Me kërkesën e vetë trajnerit, kontrata dypalëshe është ndërprerë për aryse se z.Lika bashkë me familjen e tij…
Lajmet Media Politikë Sport
Armando Cungu largohet nga drejtimi Kukësit, ja kush e zëvendëson
Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Humbja me Skënderbeun i ka kushtuar shumë trajnerit shkodran, i cili nuk do të jetë më në krye të stolit të Kukësit. Ai do të zëvendësohet nga Ramazan Ndreu. “Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin…
Lajmet Media Politikë Sport
Lenjani sulmon Panuccin:Gjithmonë djalë i Shqipërisë, ti je vetëm kalimtar
Futbollisti i Kombëtares Ermir Lenjani ka sulmuar trajnerin Christian Panucci, duke theksuar se do të refuzojë çdo ftesë për të luajtur për ngjyrat kuq e zi për sa kohë në krye të bankinës të jetë italiani. Në një postim në rrjetet sociale, Lenjani tha se që nga viti 2013 kur është bërë pjesë e Kombëtares, ka qenë gati gjithmonë, ka sakrifikuar shumë, është gjakosur, ka qarë e ka qeshur si…
Lajmet Media Politikë Sport
Gjesti i Ronaldos, UEFA hap zyrtarisht hetimin
UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim për Cristiano Ronaldon për gjestin që bëri pas ndeshjes me Atletico Madrid, duke iu përgjigjur trajnerit të spanjollëve Diego Simeone. “Pas një hetimi të kryer nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në zbatim të nenit 55, është hapur një procedim disiplinor për sjellje të pahijshme ndaj lojtarit Cristiano Ronaldo pas ndeshjes së çerekfinaleve të Champions League, mes Juventusit dhe Atletico Madrid. Çështja do të…
Lajmet Media Politikë Sport
Një shqiptar në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut
Në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në histori është zgjedhur një shqiptar. Muhamed Sejdini, ia ka dalë që të triumfojë në zgjedhjet për presidencën e Federatës duke marrë 82 vota. Në zgjedhjet e zhvilluara në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezentë, dhe 82 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit, i cili ishte kandidati i vetëm në listë. Sejdini në…
Lajmet Media Politikë Sport
Partizani në krye, të kuqtë mundin Teutën dhe prekin titullin
Partizani arriti të fitonte me shifrat 3-0, sfidën e javës së 25-të, në shtëpi ndaj Teutës. Partizani përfitoi edhe nga “dhurata” e një dite më parë nga Skënderbeu, që mposhti Kukësin në Korçë. Mesfushori, Bruno Telushi kaloi shumë shpejt në avantazh “të kuqtë”, që në minutën e 5-të të takimit, ndërsa Hila dyfishoi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë nga pika e 11-metërshit. Me shifrat 2-0 skuadrat u futën në…
Lajmet Media Politikë Sport
Video/ Sërish dhunë në Kampionat, goditet futbollisti i Tiranës
Ndeshja mes Kastriotit dhe Tiranës, në stadiumin “Redi Maloku” u mbyll me tension. Siç raportohet nga Fushë-Kruja, në momentet e mbylljes së takimit, është goditur lojtari i Tiranës, Grent Halili. Gjithashtu trajneri i bardhebluve, Ardi Mema është afruar tek arbitrat për t’u kërkuar llogari për 11-metërshin e akorduar për vendasit në pjesën e parë. Por është ndaluar nga forcat e policisë së shtetit, dhe është përplasur pikërisht me këta të fundit. Për të…
Lajmet Media Politikë Sport
Pas mrekullisë me Atletikon, Juventusit “i bien bateritë” në Xhenova
Juventusi është mposhtur 2-0 në Liguria përballë Xhenovës. Pas mrekullisë kundër Atletiko Madridit në Champions League, duket se Juventusi ka nënvlerësuar ndeshjen e 28-të të kampionatit. Trajneri Allegri i ka dhënë pushim një pjese të skuadrës, pasi në formacionin e parë mungonin emra si Ronaldo, Chiellini apo Matuidi, ndërsa ekipi ishte rreshtuar 3-5-2. Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, megjithëse arbitri fillimisht i ka dhënë një penallti…
Lajmet Media Politikë Sport
Trapattoni 80 vjeç në ditën e derbit: Pengu i karrierës,ndeshja Itali-Kore
Giovanni Trapattoni, trajneri që shkroi historinë e futbollit italian të shekullit të XX-të, mbush 80 vjeç këtë 17 mars, ditën kur do të luhet edhe derbi i Milanos, Inter-Milan. Në një intervistë të veçantë për “La Repubblica”, Trapattoni që në një karrierë 40 vjeçare si trajner ka fituar me Juventusin, Milanin, Interin, Bajernin, Benfikën dhe Salzburgun, flet për kujtimet dhe pengjet në karrierë. “Milani është familja e parë, klubi që…
Lajmet Media Politikë Sport
Durmishaj refuzoi Shqipërinë, Panucci: S’do bëhet kurrë lojtar i madh
Në konferencën për shtyp para ndeshjeve eliminatore kundër Turqisë dhe Andorrës, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka folur edhe për Durmishajn, i cili refuzoi Shqipërinë për të luajtur me kombëtaren greke. Panucci ka thënë se kurrë nuk ka marrë një përgjigje të qartë nga Durmishaj, duke shtuar se është skeptik për aktivizimin e tij në Greqi. “Të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush…
Lajmet Media Politikë Sport
Gazetari e pyet për Keidi Baren, Panucci acarohet: Është miku yt?
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci ka dhënë një konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve kundër Turqisë dhe Andorrës. Panucci ka thënë se beson te fitorja, ndërsa në komunikimin e tij ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me gazetarët. Pyetjen se çfarë duhet të bëjë Keidi Bare për të marrë një ftesë për në kombëtare, Panucci duket se nuk e ka pritur mirë. “Ç’lidhje ka Bare, është gjë miku yt?…
Lajmet Media Politikë Sport
Skënderbeu rikthehet tek fitorja, i bën një dhuratë Partizanit
Skënderbeu u rikthye tek fitorja madje në një ndeshje të rëndësishme. Korçarët mposhtën Kukësin në javën e 25 të Superligës me golin e Bruno Ditës që në fillimin e takimit. Që në minutat e para korçarët u hodhën në sulm për të gjetur golin. Prvan goditi shtyllën topi u kap nga Dita që nuk e pati të vështirë ta çonte në rrjetë. Korçarët tentuan të shënonin sërish, shkuan pranë golit…
Lajmet Media Politikë Sport
Botërori i Klubeve, FIFA miraton formatin e turneut të ri
FIFA ka miratuar formatin e ri të Botërorit të Klubeve, që do të nisë të zbatohet në vitin 2021. Në këtë turne do të marrin pjesë 24 klube dhe do të zhvillohet një herë në katër vjet. Ky Botëror i Klubeve do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave. Vendimi është marrë kundër dëshirës së klubeve më prestigjioze europiane, të cilat kanë kërcënuar me bojkot. “Jam shumë i lumtur që këshilli mori…
Lajmet Media Politikë Sport
Europa League/ Napoli përballë Arsenalit, derbi spanjoll për Valencian
Pas shortit të Champions League, është hedhur edhe shorti për Europa League. Ndeshje e vështirë për Napolin, i cili do të përballet me Arsenalin. Ndërkohë me fat ka qenë Chelsea që ka “peshkuar” Slavia Pragan. Shorti i çerekfinaleve ka përcaktuar edhe derbin spanjoll Villareal-Valencia, ndërsa ndeshja e katërt është Benfika-Frankfurt./Opinion.al
Lajmet Media Politikë Sport
Shorti i Champions League, buzëqesh Juventusi
Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Champions League, ku ftuar special ishte ish-portieri i Interit dhe ambasadori i këtij kompeticioni, Julio Cesar. Shorti ka përcaktuar se Juventusi do të përballet me Ajaxin, një short relativisht më i thjeshtë duke qenë se ka shmangur Barcelonën, Manchester City-n apo Barcelonën. Nga tetë ekipet çerekfinaliste, Juventusi është skuadra që ka pësuar më pak goditje në portën e saj…
Lajmet Media Politikë Sport
Ronaldo rrezikon të përjashtohet nga Champions League
Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo, rrezikon skualifikimin nga Champions, për shkak se është nën hetim për gjestin e pahijshëm që bëri në fund të ndeshjes kundër Atletico Madrid në Champions League. Edhe pse në fazën çerekfinale, UEFA vendosi të nisë hetimet për lojtarin portugez pas veprimeve në fushë në fund të ndeshjes ku Juventus mundi 3-0 Atletico Madrid, pikëriosht nga tripleta e Ronaldos. Analistët vlerësojnë se në ndryshim nga gjesti i trajnerit…
Lajmet Media Politikë Sport
Zidane trajner i Real Madridit, por sot për të ka folur veshja e gabuar
Ish-futbollisti i njohur Zinedine Zidane do të rikthehet në pankinën e skuadrës së Real Madridit si trajner i saj. Por ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje në daljen e tij për t’u konfirmuar si trajner i Real Madridit ka qenë pikërisht veshja. Francezi kishte zgjedhur një palë xhinse të ngushta (skinny) një xhaketë dhe një palë atlete por pa çorape. Paraqitja e tij është komentuar negativisht nga mediat, duke…
Lajmet Media Politikë Sport
Barcelona pa surpriza ndaj Lyon, Bayern ikën në shtëpi
Me dy golat e Lionel Messit, një nga Coutinho, një nga Gerard Pique dhe Ousmane Dembele që i vuri vulën, Barcelona fitoi bindshëm në përballjen ndaj Lyon për raundin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Me një Messi në super formë, Barcelona nuk e vuri kurrë në dyshim fitoren, ndërsa për Lyon shënoi Lucas Tousart. Ndërkohë e dhimbshme ishte sfida nga krahu tjetër mes Bayern München dhe Liverpool, që përfundoi…
Lajmet Media Politikë Sport
Policia i vë prangat McGregorit, i vodhi telefonin tifozit
Conor McGregor është vënë në pranga nga policia amerikane në Miami të Floridës, me akuzën e “vjedhjes” dhe “sjelljes kriminale” ndaj një tifozi. Sipas policisë amerikane, boksieri irlandez i arteve marciale sulmoi një tifoz, i cili po përpiqej ta fotografonte, duke i rrëmbyer edhe celularin. Fotografia e kryer u mor nga policia në cilësinë e provës. Personi, i dhunuar i tha policisë se telefoni celular që zotëronte kishte vlerën e…
Lajmet Media Politikë Sport
Ronaldo, 13 rekorde në Champions League
Nuk shënonte në Champions League prej 7 nëntorit, në ndeshjen kundër Manchester United, por me tre golat e shënuar mbrëmë ndaj Atletico Madrid Cristiano Ronaldo i ka çuar në 13 rekordet personale në këtë kompeticion. Ronaldo shënoi dy gola me kokë dhe një me penallti, në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj spanjollëve të Atletico Madrid. Rekordet e Ronaldos në Champions League Golashënuesi më i mirëGola në ndeshjet brendaGola në ndeshjet…