Te Funditrilindjaere.press

Lajmet Media Politikë
Banka Botërore: Puna në të zezë, Shqipëria e para në rajon
Banka Botërore bëri të ditur se tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përmirësohet, por me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë. Vitin e kaluar u hapën rreth 68 mijë vende pune, krahasuar me 231 mijë vende pune në vitin paraardhës. “Shqipëria dhe Mali i Zi raportuan rritjen më të madhe të vendeve të punës në rajon, me 3.3 përqind secila, ndjekur nga Maqedonia e…
Lajmet Media Politikë
Ariana Grande zbulon arsyen përse takon ish të dashurit
Këngëtarja e njohur Ariana Grande është lakuar shumë këto kohë pasi është takuar me disa nga ish-partnerët e saj. Sipas mediave të huaja diçka e tillë ka ndodhur sepse Grande dëshiron të kuptojë çfarë ka çuar në dështimin e secilës marrëdhënie dhe gjithashtu të lërë pas konfliktet me ta. Gjatë kohëve të fundit ajo është parë në shoqërinë e Big Sean dhe Ricky Alvarez, ndërkohë që shumë shpejt pritet të…
Lajmet Media Politikë
Përplasja me studentët, Lleshaj: Ishin vetëm tre ithtarë të Haxhi Miletit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar incidentin e djeshëm në Durrës, ku pati një konfrontim me disa qytetarë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Lleshaj shkruan se bëhet fjalë vetëm për tre fatkeqë të Haxhi Miletit, Sjellësit të Fatkeqësive, duke iu referuar kështu ish-kryeministrit Sali Berisha. “Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga…
Bota Lajmet Media Politikë
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden këtë herë e ka seriozisht
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden mesa duket ka vendosur të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sipas “Wall Street Journal”, Biden i ka thënë një pjese të ngushtë të stafit të tij se do të sfidojë Donald Trumpin. “Wall Street Journal” shkruan se Joe Biden nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të kandiduar për presidencën amerikane, por frika e tij e vetme është se nuk do të arrijë dot…
Bota Lajmet Media Politikë
Vrasjet në xhami, Australia dënon fjalët e Erdoganit: I papërgjegjshëm
Tragjedia e Zelandës së Re, ku humbën jetën 50 persona, mund të sjellë një krizë diplomatike mes Australisë dhe Turqisë. Kryeministri australian Scott Morrison i ka quajtur fjalët e presidentit turk Erdogan si “të pamatura, të padenja dhe ofensive”. Erdogan, lidhur me tragjedinë e Zelandës së Re, tha se “kjo bën pjesë në sulmin ndaj Islamit dhe Turqisë”. Gjatë një takimi elektoral, Erdogani u tregoi të pranishmëve videon e tragjedisë…
Lajmet Media Politikë
Shpërndanin kanabis dhe heroinë në Tiranë, katër të arrestuar
Policia ka arrestuar katër persona, pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Qelqi”, u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. “Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, Policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kilogranë e 251 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Këta shtetas kishin…
Lajmet Media Politikë
Moti për sot, e gjithë dita me vranësira
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore. Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore lindore të vendit gjatë paradites. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2° në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4-5°C mëngjesi deri në mbi 23°C në mesdita…
Lajmet Media Politikë
Horoskopi 20 mars 2019
DashiShqetësimet për paratë do të fillojnë të zhduken ndërsa kuptoni se nëse vazhdoni të jeni në këtë rrugë, ju mund ta zhdukni me lehtësi çdo lloj problemi financiar. Tani për tani ju duhet të pranoni faktin se jeni në rrugën e duhur. DemiBari në anën tjetër të gardhit ju duket sot më i gjelbër. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të pyesni kur do të jeni në gjendje të keni…
Lajmet Media Politikë
“Vrasja e Jurgen Kurtit, policia ka identifikuar një nga autorët”
Gazetari i Tv Klan, Ermal Vija thotë se policia ka identifikuar një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti. “Policia ka shpallur në kërkim një person, por ende nuk dihet as identiteti as mosha. Ka qenë kqyrja kamerave që ka bërë të mundur identifikimin e një personi”, deklaroi gazetari, por pa dhënë detaje të tjera. Në orët e para të mëngjesit të së martës, ekspertë të policisë…
Lajmet Media Politikë
I vranë burrin, Arapi: Si shpëtoi Jurgen Kurti, unë s’kam dashur…
Vjollca Arapi, bashkëshortja e biznesmenit Agim Arapit që u vra në prill të vitit 2017 dhe ku u akuzua dhe Jurgen Kurti u fut në një lidhje live në emisionin “Opinion”. Sipas saj i gjithë konflikti ka nisur për qeranë që i kërkoi Jurgen Kurtit, por zonja Arapi tha se nuk kishte dashur asnjëherë të vriste të riun. “Ka qenë një debat banal, i kërkova qeranë. Asnjë gjë nuk mbaj…
Lajmet Media Politikë
Ndryshimi i madh i Instagramit, vjen me një funksion të ri
Tashmë në Instagram mund të blesh produkte nga disa marka pa u larguar nga platforma. Ky ndryshim që u prezantua mëngjesin e së martës, të dërgon te detajet e produktit, ku mund të shikosh se është shtuar opsioni: “Checkout on Instagram” (“Bli në Instagram”). Nëse e klikon atëherë do të duhet të vendosësh të gjitha informacionet për vendndodhjen, pagesën dhe kartën bankare. Madje mund të gjurmosh dhe do të marrësh…
Lajmet Media Politikë
Artan Hoxha tregon detaje për vrasjen e Jurgen Kurtit
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurti mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Nga emisioni “Opinion” ai tha ekzekutorët nuk kanë qenë të mirëpërgatitur dhe prej kohësh kanë studiuar terrenin. Sipas tij e vetmja kamer që kanë në dorë autoritetet nuk ka kapur shumë detaje. “Ekzekutorët nuk kanë qenë… mënyra si është kryer vrasja, vendi ku ka ndodhur ngjarja autorët e kanë studiuar…
Lajmet Media Politikë
A ka kapacitet Cakaj për Ministër të Jashtëm? Përgjigjet Bushati
Ditmir Bushati ishte një nga ministrat që mezi “përtypi” zëvendësimin që bëri kryeministri Edi Rama. Sa i përket emërimit të Gent Cakaj në këtë post, zoti Bushati ka thënë: Çdo person që ushtron një përgjegjësi publike duhet të japë diçka nga vetja. Por politika e jashtme është një nga ato fusha konservatore të shtetit që ndryshon më me vështirësi ose shumë pak nga fushat e tjera. Ministri i Jashtëm është…
Lajmet Media Politikë
Video/ Basha injoron Shpëtim Nazarkon: Faleminderit, natën e mirë!
Kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar të bëjë debat me analistin Shpëtim Nazarko. Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, Basha u pyet nga gazetari i Neës 24, teksa ishte Live emisioni “Dritare”. “Është një urdhër politik i ardhur nga nivele më të larta, nga Sandër lleshaj ndoshta dhe nga Edi Rama”, deklaroi Basha, që sipas tij Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin shkuar për të larguar protestuesit. Por ndërhyrjes…
Lajmet Media Politikë
Kongresi dhe anti-mitingu i socialistëve, si po e përdor Veliaj
E shtuna e 23 marsit do t’i gjejë socialistët të mbledhur në Kongresin e tyre të radhës. Një Kongres i rëndësishëm për kohën kur zhvillohet, vetëm 3 muaj përpara zgjedhjeve lokale dhe me krizën politike që ka mbërthyer vendin. Për këtë Kongres, çdo bashki do të përfaqësohet me 700 deri në 1000 delegatë dhe të ftuar që do të përshkojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në këmbë për t’ju drejtuar pallatit…
Lajmet Media Politikë
Politikani psikopat
Mustafa Nano-Ne të gjithë i kemi mbushur mendjen vetes se me të mbushur 18 vjeç, bëhemi automatikisht të rritur, dhe harrojmë se në këtë mes kemi të bëjmë me një konvencion. Me fjalë të tjera, nuk është se domosdoshmërisht në këtë moshë bëhemi të rritur. Thjesht kemi rënë dakord të quhemi të rritur. Kemi rënë dakord, sepse na duhet të përcaktojmë një moshë kur bëhemi burra/gra, në mënyrë që të…
Lajmet Media Politikë
Sa të gjendet fajtori, shqiptarët do paguajnë për biletat e kripura
Në Shqipëri jemi mësuar që deklaratat e politikanëve të kalojnë vetëm për konsum mediatik. E njëjtë është dhe deklarata e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i cili kërkoi një hetim për çmimin e biletave të shtrenjta, që sipas tij i shkaktojnë një dëm konusmatorëve rreth 200 milionë euro, për shkak të dominimit të dy linjave ajrore. Por Ahmetaj, tani kryetar i komisionit të Ekonomisë duhet ta dijë se, referuar kontratës…
Lajmet Media Politikë
Kaney West i mahnitur nga këngëtarja shqiptare, i kërkon bashkëpunim
Raportohet se Kanye West dëshiron që Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare të bëhet pjesë e albumit të tij “Yandhi”. Reperi i njohur amerikan dhe Dua u takuan në një kishë në Los Angeles të dielën dhe mësohet se Kanye ka shkruar disa këngë, që mund t’i përshtaten në mënyrë perfekte vokalit të 23-vjeçares. “Kanye është shumë i mahnitur me zërin e Duas dhe e di se ajo është shumë e…
Lajmet Media Politikë
Opinion/ Çfarë e lidh terroristin e Zelandës së Re me Ballkanin
Mbrëmjen e 18 marsit në programin “Opinion” u diskutua lidhur me autorin e masakrës së ndodhur në Zelandën e Re, nga ku mbetën të vrarë 50 persona. Çfarë e lidh terroristin e Zelandës së Re me Ballkanin, ishte pyetja që iu shtrua të ftuarve, dhe u nxit nga njohja e thellë që autori, Brenton Tarrant kishte për gadishullin. Autori i masakrës duket se ka qenë admirues i flaktë i nacionalistëve ballkanas pasi…
Lajmet Media Politikë
Hahn: Ndryshimi i qeverive, vetëm përmes votës
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn thotë se Brukseli nuk do të bëjë arbitrin dhe nuk do të ndërhyjë asnjëherë për të zëvendësuar një qeveri, me një tjetër. “Unë dënoj çdo lloj përdorimi të dhunës. Kjo nuk është ajo që ne mund të pranojmë apo të shohim, por duhet të them, që nuk jemi nga ata që mund të futemi në një vend si një forcë ushtarake e të…