Botarilindjaere.press

Bota Lajmet Media Politikë
Trump nuk ndalet, sulmon Facebook, Twitter dhe Google
Të dhënat nga Facebooku dhe raportet e transparencës politike të kompanisë Google, tregojnë se fushata për rizgjedhjen e presidentit Trump ka harxhuar pothuajse dy herë më shumë fonde sesa të gjithë kandidatët demokratë për reklamat në Facebook dhe Google. Por gjithsesi Presidenti Donald Trump ka akuzuar gjigantët socialë, si Facebook, Google dhe Twitter, se janë të njëanshëm. Trump akuzoi platformat sociale, shfaqjet televizive dhe mediat e lajmeve në përgjithësi se anojnë…
Bota Lajmet Media Politikë
Partia Popullore Evropiane pezullon partinë e kryeministrit Orban
Partia qeverisëse e Hungarisë, Fidesz është pezulluar nga familja kryesore partiake e qendrës së djathtë pan-evropiane deri në një njoftim të mëtejshëm, tha të mërkurën presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul. Vendimi, i marrë nga votat e delegatëve nga partitë anëtare që u takuan në Bruksel, vjen pas thirrjeve të shumta drejtuar partisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për të qenë të disiplinuar lidhur me shkeljet e supozuara të…
Bota Lajmet Media Politikë
“Askush nuk del nga këtu i gjallë”, parandalohet masakra në Itali
“Sot askush nuk del nga këtu i gjallë“. Një 47-vjeçar nga Somalia, Ousseynou Sy është arrestuar nga policia në Milano, pasi i vuri zjarrin një autobusi. Teksa ishte shofer i autobusit që mbante 51 nxënës, ai ndaloi ndryshoi rrugë në drejtim të aeroportit dhe më pas nxori një bidon me benzinë dhe një çakmak.“Dua t’i japim fund, duhen ndalur medoemos viktimat në Mesdhe!”, ka thënë ndër të tjerë 47-vjeçari që…
Bota Lajmet Media Politikë
Një varr 45 mijë dollarë për bosin e familjes mafioze
Frank Cali, bosi i vrarë i familjes mafioze Gambino, do të prehet në një ndërtesë që ngrihet si përmendore mbi varrin e tij,  në Staten Island me pamje nga oqeani, dhe që i ka kushtuar ortakëve të tij plot 45 000 dollarë. Pas ceremonisë mortore varrmihësi u tha mediave amerikane se Frankos i është rezervuar një vend në qendër të ndërtesës madhështore, vendosur në majë të një kodre. Në këtë ndërtesë…
Bota Lajmet Media Politikë
2 mijë makina, mes tyre edhe disa luksoze, përfundojnë në fund të oqeanit
Rreth dy mijë makina, mes tyre dhe disa luksoze, me vlerë miliona dollarë kanë përfunduar në fund të oqeanit pasi anija që po i mbante u mbyt pranë brigjeve të Francës. Anija e mallrave, “Grande America”,  që operonte nga kompania italiane “Grimaldi Lines”, po lundronte nga Hamburgu në Casablanca, me destinacion final Brazilin, por u mbyt rreth 150 milje larg nga brigjet e Francës, në jugperëndim të Brestit. Fillimisht, zjarri…
Bota Lajmet Media Politikë
Britania kërkon shtyerjen me tre muaj të afatit për daljen nga BE
Kryeministrja britanike Theresa May i kërkoi Bashkimit Evropian të mërkurën të shtyjë afatin e daljes së Britanisë me tre muaj, deri më 30 qershor. Dalja e Britanisë nga BE-ja është parashikuar të ndodhë më 29 mars, por parlamenti nuk ka qenë në gjendje pas disa procesesh votimi të bjerë dakord mbi kushtet e largimit të vendit. Ligjvënësit kanë debatuar rreth hollësive të kalimit të përditshëm në kufirin mes Irlandës anëtare…
Bota Lajmet Media Politikë
Kryeqyteti i Kazakistanit ndërron emrin në nder të ish-presidentit
Parlamenti i Kazakistanit ka aprovuar një propozim për të ndryshuar emrin e Astanas, kryeqytetit të vendit, në Nursultan, në nder të ish-presidentit Nursultan Nazarbayev. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia kombëtare e shtypit kazak. Nursultan Nazarbayev u dorëhoq nga posti i presidentit të martën e 19 marsit, pas tre dekadash në këtë detyrë. Deri dje, ai ishte presidenti i parë dhe i vetëm i vendit, që prej ndarjes nga…
Bota Lajmet Media Politikë
Aktiviteti i dyshimtë, Trump tërheq propozimin për ambasadoren në Tiranë
Donald Trump ka tërhequr nominimin e një diplomateje për Ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Shkak për këtë është bërë aktiviteti i saj i dyshimtë, e cila mendohet se ka bashkëpunuar me Christopher Steele, një ish-punonjës i Shërbimit Inteligjent Britanik. Steele akuzohet se ka hartuar dosjen false të bashkëpunimit të presidentit Donald Trump me rusët, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016. Në një intervistë për “Fox News”, gazetarja investigative…
Bota Lajmet Media Politikë
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden këtë herë e ka seriozisht
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden mesa duket ka vendosur të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sipas “Wall Street Journal”, Biden i ka thënë një pjese të ngushtë të stafit të tij se do të sfidojë Donald Trumpin. “Wall Street Journal” shkruan se Joe Biden nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të kandiduar për presidencën amerikane, por frika e tij e vetme është se nuk do të arrijë dot…
Bota Lajmet Media Politikë
Vrasjet në xhami, Australia dënon fjalët e Erdoganit: I papërgjegjshëm
Tragjedia e Zelandës së Re, ku humbën jetën 50 persona, mund të sjellë një krizë diplomatike mes Australisë dhe Turqisë. Kryeministri australian Scott Morrison i ka quajtur fjalët e presidentit turk Erdogan si “të pamatura, të padenja dhe ofensive”. Erdogan, lidhur me tragjedinë e Zelandës së Re, tha se “kjo bën pjesë në sulmin ndaj Islamit dhe Turqisë”. Gjatë një takimi elektoral, Erdogani u tregoi të pranishmëve videon e tragjedisë…
Bota Lajmet Media Politikë
Pas tre dekadash qeverisje, jep dorëheqjen presidenti i Kazakistanit
Nursultan Nazarbayev, presidenti i Kazakistanit, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ai drejtonte vendin qyshkur Kazakistani u bë republikë e pavarur nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990. 78-vjeçari Nazarbayev e bëri publik vendimin e tij nëpërmjet një video-mesazhi në televizionin kombëtar, pa dhënë shpjegime të tjera. Nazarbayev është konsideruar si një lider autoritar dhe në vitin 2007 arriti të ndryshonte ligjin për zgjedhjen e presidentit, duke mos i vënë limit mandatesh.…
Bota Lajmet Media Politikë
Intervista/ Boris Johnson: Pa nostalgji, Brexit duhet të ndodhë tani
Ka shumë mënyra për të folur, por Boris Johnson, deputet anglez, shkrimtar, gazetar, ish-kryebashkiak i Londrës dhe ish-Ministër i Jashtëm, nuk i përdor gjysmë-fjalët. Ai e do Britaninë jashtë Bashkimit Europian, pa asnjë justifikim. Marsi është një muaj i vështirë për qeverinë britanike si edhe për kryeministren Theresa May. Prej një dekade dihet se Boris Johnson dëshiron të jetë kryeministër, por tashmë dihet edhe platforma politike, që e sheh vendin…
Bota Lajmet Media Politikë
Publikohet lista, 10 qytetet më të shtrenjta dhe më të lira për 2019
The “Econimist” ka publikuar një listë me 10 qytetet në botë ku jetesa është me e shtrenjtë dhe 10 të tjera ku është më e lirë. Janë anketuar 133 qytete në botë për të bërë të mundur krahasimin. Parisi, Singapori dhe Hong Kong-u ndajnë vendin e parë në klasifikimin si qytetet më të shtrenjta në botë. Vitin që kaloi kryeqyteti francez ishte në vendin e dytë të këtij klasifikimi. Anketat…
Bota Lajmet Media Politikë
Pas polemikave, “La Scala” refuzon fondet saudite
Teatri i famshëm i Operas “La Scala” i Italisë do t’i kthejë Arabisë Saudite financimin prej 3 milionë eurosh pas polemikave që shpërthyen në Itali. Fillimisht ishte zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i cili bëri thirrje që të anulohej marrëveshja, e më pas guvernatori i Lombardisë, i cili kërkoi edhe shkarkimin e drejtorit artistik të Operas, që kishte bërë negocimin. Polemikat u ndezën jo vetëm për shkak të financimit, por edhe…
Bota Lajmet Media Politikë
Premtimi i kryeministres së Zelandës së Re për vrasësin e 50 njerëzve
Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re, ka premtuar se kurrë nuk do ta përmendë emrin e autorit të vrasjes së 50 njerëzve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve. Ardern ka thënë se gjëja që ai dëshironte më shumë ishte fama, ndaj ajo është betuar të mos ia përmendë më kurrë emrin. “Ajo që kërkonte më shumë ishte fama. Ndaj, unë nuk do ta shqiptoj kurrë emrin e tij”, tha…
Bota Lajmet Media Politikë
Wall Street “drogohet”, industria e kanabisit rritet me shpejtësi
Bursa e Wall Street duket se po “drogohet” nga kanabisi kanadez. Në më pak se një vit pas legalizimit që Kanadaja i bëri përdorimit të kanabisit për qëllime rekreative, grupet e investimit apo edhe investitorë individualë po bëhen pjesë e këtij biznesi. Siç shihet edhe nga grafiku i përgatitur nga Financial Times, kompanitë më të mëdha të kanabisit kanë rritur ndjeshëm kuotat e tyre në bursë nga muaji janar në…
Bota Lajmet Media Politikë
Skandali korruptiv në Kanada, Trudeau emëron Ministren e re të Thesarit
Kryeministri kanadez Justin Trudeau  ka emëruar deputeten e Partisë Liberale, Joyce Murray si Ministre të Thesarit. Emërimi i 64-vjeçares vjen pas një sërë largimesh nga qeveria, për shkak të çështjes “SNC-Lavalin”, një skandal korruptiv që ka përfshirë një kompani pranë Trudeau dhe mazhorancës liberale. Mendohet se Trudeau  ka përdorur pushtetin e tij për t’i bërë presion ministrave përkatës që të mbyllnin hetimet. Joyce Murray zë vendin e Jane Philpott e…
Bota Lajmet Media Politikë
Hyjnë në fuqi ligjet për bllokimin e portaleve që shajnë qeverinë
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin që u mundëson autoriteteve të bllokojnë faqe të caktuara interneti dhe të japin dënime për “lajme të rreme” apo për materiale që ato i konsiderojnë si fyerje ndaj shtetit ose publikut. Të dyja ligjet, që kritikët i shohin si pjesë të një përpjekjeje të Kremlinit për të rritur kontrollin mbi internetin dhe për të mbytur disidencën, u nënshkruan nga presidenti më 18 mars.Legjislacioni i…
Bota Lajmet Media Politikë
Ndalohen protestat jelekverdhëve
Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në dy qytete të tjera, pas trazirave të së shtunës gjatë të cilave u plaçkitën dhe u dogjën disa dyqane luksi. Kryeministri Edouard Philippe tha se ndalimi i protestave do të bëhej për një periudhë të paspecifikuar në lagjet “më të dëmtuara” në Paris, Bordo dhe Tuluzë, ku ka patur shkatërrime…
Bota Lajmet Media Politikë
Tarrant dëgjonte këngë serbe, flet muzikanti që e bëri
28-vjeçar, Brenton Tarrant, i cili sulmoi dy xhamitë në Zenalndën e Re po dëgjonte”Karadxhiç drejtoji serbët e tu”. Bëhet fjalë për një këngë luftarake të serbëve boshnjakë, që në vitet 90-të luftuan në Jugosllavi kundër myslimanëve në shumicë në ushtrinë e Bosnje-Hercegovinës dhe himnizon komandantin e atëhershëm serb, Radovan Karadxhiç. Këtë këngë e ka shkruar në vitin 1993, Zeljko Grmusha, që donte të forconte me të moralin e trupave serbe.…