Lajmet Lajmet Nderkombëtare Lajmet Rajonale Lajmet Vendore Politikë Showbiz

Ushtari i Kosovës i cili është edhe këngëtar e pret me padurim 14 dhjetorin

Asim Gashi emocionohet per formimin e ushtrisë

Asim Gashi emocionohet per formimin e ushtrisë

Këngëtari i cili njihet për interpretimet e tij live, Asim Gashi pjestar i Filharmonisë së Kosovës është njëkohësisht edhe ushtar i FSK-së.

Gashi me padurim është duke pritur ditën e premte (14 dhjetor), kur pritet të transformohet FSK-ja në ushtri, shkruan rtv21.tv

Ai është duke përdorur rrjetin social, Facebook për të treguar se sa i entuziazmuar është për ditën e premte. “Zoti e bekoftë Ameriken Zoti e bekoftë Kosoven. Edhe 48 ore” dhe “Na kan kapur emocionet e 14 dhjetorit”, janë postimet e Gashit të cilat mund të shihen së fundmi në profilin e tij, në Facebook.

Asim Gashi në muajin prill të këtij viti publikoi edhe albumin e tij të dytë, të titulluar “Unplugged”.

Albumi përmban gjithsej 8 këngë, në të cilin ka bashkëpunuar edhe me instrumentist të suksesshëm si: Agron Peni, Astrit Stafai, Shpejtik Gashi e Mustaf Bajrami./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *