Lajmet Lajmet Vendore

Vetëm këtë vit u rrahën rreth 50 zyrtarë policorë në detyrë

Një mashkull është arrestuar për kanosje të zyrtarëve policorë, të premten në Istog. Të enjten, dy policë të tjerë përfunduan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve që morën pasi u sulmuan fizikisht nga tre persona në Obiliq.
Rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të saj kanë qenë të shpeshta në raportet e përditshme të policisë, raporton KTV.

Kthyer në mesatare, i bie që gjatë vitit 2017 pothuajse çdo javë ka ndodhur nga një sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë.

17 prej këtyre rasteve, sipas Policisë, kanë ndodhur në pikat e kontrollit në trafik dhe kryesisht kanë të bëjnë me mospranimin e gjobës për kundërvajtje.

Pos këtyre statistikave, në Zyrën për Media të Policisë nuk ka pranuar të flasin para kamerës e as nuk kanë dhënë detaje të tjera për këtë çështje.

Tërësisht të pambrojtur nga eprorët e tyre, por edhe organet e drejtësisë, janë pjesëtarët e forcave të rendit sipas nënkryetarit të Sindikatës së Policisë.

Tejet shqetësues, sipas Shaban Tashollit, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është edhe fakti sulmuesit e policëve shpeshherë lirohen në procedurë të rregullt.

Ndërsa shton se Policët nuk trajtohet sipas ligjit për ta para gjykatës.

Arsyeja e frikësimit nga suspendimi dhe humbja e vendit të punës sipas Tashollit, janë shkaqe që policët nuk përdorin forcë kur sulmohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *