Lajmet Lajmet Vendore Teknologji

“Viber” aplikacioni më i pasigurt për komunikim

Siguria e qytetarëve në Kosovë cdo ditë e më shumë po sfidohet.Një numër i madh i njerëzve përgjohen, ku përmes këtyre përgjimeve ata shantazhohen apo u keqpërdorën të dhënat.

Aplikacioni “Viber” mbetet aplikacioni më së lehti i përgjueshëm dhe që ofron më së paku siguri. Këtë e ka dëshmuar shumë përgjime të cilat kanë dal në public qoftë të politikanëve apo qytetarëve.

Mentor Hoxhaj, ish- mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë se informacionit dhe mbrojtës i të dhënave për Indeksonline ka sqaruar në detaje llojet e përgjimeve dhe si ndodhin ato.

“Në parim, duhet ti dallojmë dy cështje për përgjigjmet që bëhen në kuadër të operatorit dhe përgjimet që ndodhin duke shfrytëzuar aplikacione të ndryshme. Përgjimet të cilat ndodhin në kuadër të operatorëve tani që kemi dy, kemi një kornizë ligjore të mirë dhe e cila e përcakton në mënyrë të detajar si ndodh dhe kur ka të drejtë të realizojnë atë. Shqetësimët që i kam pas në vazhdimësi, minimizimin e bisedave dhe niveli i ulët i sigurisë së materialeve të mbledhura në rastine aplikimeve në rastet e fshehta. Këtë e kam të bazuar në disa përgjigme që kanë dalë në publik, qoftë të sms-eve që kanë dalë në publik, qoftë edhe të dokumenteve. Kam pasur shqetësime për nivelin e ulët të sigurisë, dhe vendimeve që duhet të mërren në shkatërrimin e atyre materialeve apo qoftë edhe lajmërimit të atyre subjekteve. Subjekti i përgjimet duhet të njoftohën në rast se nuk paraqet rrezik dhe ata ata persona pasaj mund të ankohen bazuar në kodin e procedures penale për shkelje të privatësisë” ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se aplikacionet ofrojnë pak siguri e sidomos viber i cili ofron nivelin me të ulët të sigurisë. Ai ka theksuar se kjo paraqet shqetësim pasi dihet se viber është aplikacioni me i përdorur nga qytetarët e Kosovës.

“Sa i përket përgjimeve në rrjetin e aplikacioneve, këtu mund të flasim për nivelin e sigurisë që e ofrojnë ato apo nuk e ofrojnë. Unë kam ngritë shqetësim për viberin, aplkacionin mjaftë të shfrytëueshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky aplikacion ofron nivel të ulët të sigurisë dhe ka qenë i thyeshëm, domethënë lehtë i përgjueshëm, qoftë nga personat fizik apo jurdik. Shfrytëzuesit e viberit janë viktima të mundshme të keqpërdorimeve të ndryshme apo lojërave të rrjeshme që përmes tyre tentohet të mashtrohet qytetari.

Hoxhaj ka thënë se shumë qytetar kanë raportuar për një thirrje nga një numër i operatorit M:Tel nga Mali i Zi, pronë e “Telekom Srbija” dhe “Telekom Srpske”.

Hoxhaj ka thënë se ky operator ka dërguar mesazhe, të cilat kanë qenë vec mashtrime. Përmes këtyre thirrjeve që ka lejuar viberi lehtë merren fotot në viber, mesazhet etj.
“Më përgjimet nuk po shërbjënë si mjete zbardhjeve rastësh nga organet e drejtësisë, por po përdorën për shantazhë, mashtrime pavarësisht kush është subjekti i përgjimit. Përgjimi është i lejuar vetëm nga organet e ligjit” ka përfunduar Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *